EmailFacebookKontakt

Gjimnazi “Kryqi i Nderuar” – zgjedhja juaj për të ardhmen

Gjimnazi “Kryqi i Nderuar”
– zgjedhja juaj për të ardhmen

Gjimnazi “Kryqi i Nderuar” ka çelur dyert e tij qysh në shtator të vitit 2007 dhe nën kujdesin e veçantë të Fortlumturisë së Tij, Kryepiskopit Anastas po ecën drejt mbi themele të forta.

Kjo shkollë e mesme zë një vend të rëndësishëm brenda sistemit të gjerë arsimor të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, që përfshin kopshtet, shkollat dhe Universitetin “Logos”, duke mbuluar kështu gjithë hapësirën edukative për nxënësit dhe studentët në vendin tonë.

Qëllimet tona janë:

Krijimi i kushteve të përshtatshme që të gjithë nxënësit të arrijnë një nivel të lartë kulturor dhe shkencor.

Edukimi i brezit të ri me karakter dhe moral të shëndetshëm orthodhoks.

Përgatitja e kuadrove të aftë dhe integrimi i tyre si anëtarë të denjë në shoqërinë evropiane.

Evidentimi dhe zhvillimi, brenda një fryme lirie, i nxënësve me prirje dhe talente të veçanta.

Ne ju ofrojmë:

Programe mësimore të mbështetura në planet, programet dhe tekstet mësimore për arsimin parauniversitar të miratuara nga MASh. Krahas këtij programi zhvillohen edhe lëndë të edukimit të krishterë.

Një staf pedagogjik të kualifikuar që e bazon punën e tij mbi me- todologjitë më bashkëkohore të mësimdhënies, duke garantuar kështu sukses.

Një bibliotekë të pasur me libra që mbështesin programet mësimore dhe formimin intelektualo-artistik të nxënësve.

Kushte bashkëkohore për një jetë të shëndetshme konviktore: dhoma fjetjeje, mensë dhe sallë studimi të pajisura me të gjitha mjetet e nevojshme.

Aktivitete të larmishme për të qëndruar më pranë botës dhe nevojave të të rinjve.

Çfarë kërkojmëprej jush?

Vetëm përkushtim për të rritur cilësinë e brezit të ri në formimin e tyre intelektual.

NJOFTIM!

Nëse jeni në mëdyshje për shkollimin e fëmijëve tuaj, zgjedhja duhet të jetë gjimnazi “ Kryqi i Nderuar”, i cili ndodhet në një kodër piktoreske në Sukth të Du- rrësit, buzë autostradës Tiranë-Durrës.

Të gjithë maturantët e parë të këtij gjimnazi, në vitin shkollor 2009-2010,

fituan të drejtën e studimit në universitetet e vendit.

Regjistrimi kryhet para datës 19 gusht 2011 dhe në këtë institucion arsimor pranohen vetëm djem.

Kusht për regjistrimin tuaj është dëftesa e lirimit.

Testimi zhvillohet në ambientet e shkollës më datë 19.08.11 ora 10:00.

Nr. kontakti: 05322080, cel 0682005524, 0692340205
e-mail: knderuarjop@yahoo.com