Para 4 muajsh, Zyra e Grave në Tiranë, në bashkëpunim më etër të Kishës, ndërmori një nismë të re në programin e saj shpirtëror. Kjo nismë ka të bëjë me vendosjen e lidhjes midis grave besimtare të Tiranës dhe të Rrushkullit, në qy- tetin e Durrësit. Për këtë u hartua një program pune i realizuar në dy faza.
Gjatë periudhës së parë u kryen 3 aktivitete. I pari u bë më 20 mars me vizitën e 12 grave të Tiranës në kishën “Shën Pavli” në Rru- shkull. Gratë e Tiranës dhanë ek- speriencën e tyre në psaltir duke kë- nduar himne e psalme nga Liturgjia Hyjnore që ato i mësuan gjatë një tremujori nga mësuesi i muzikës bizantine. Meshën e drejtoi prifti i fshatit, atë Asti i cili pasi bëri predikimin mbi Ungjillin në fund të Liturgjisë i ftoi të gjithë besimtarët e pranishëm në një kokteil, ku u dis- kutuan probleme të ndryshme dhe u shfaqën mendime në të mirën e punëve për lavdi të Perëndisë.
Aktiviteti i dytë u bë më 25 maj në Tiranë, në qendrën “Bethlehem”, i ndodhur në ambientin e jashtëm të Kishës Katedrale të Ungjillëzi- mit. Aty u mblodhën rreth 30 gra aktiviste të dy kishave dhe të prani- shëm ishin atë Asti Beshiri dhe Arkimandrit atë Asti Bakëllbashi. Në fillim punonjëset e zyrës së grave prezantuan aktivitetin shumëvje- çar të grave të Lidhjes së Tiranës me qëllim që të transmetojnë për-
vojën e tyre dhe të inkurajojnë mo- trat e tyre në Krishtin për të kryer vepra shërbimi me frymë besimi e përulësi në njerëz nevojtarë. Për ta bërë edhe më të gjallë këtë mesazh, shumë veprimtari u pasqyruan me fotografi të shfaqura me “power point”. Më pas të dy etërit thanë fjalën e tyre përshëndetëse dhe përcollën këshilla e porosi të Un- gjillit për forcimin e dashurisë midis dy lidhjeve të grave në mënyrë
që të kurorëzohet me sukses çdo punë edhe në të ardhmen. Në fund u bënë diskutime dhe u dha një kokteil.
Aktiviteti i tretë u bë me rastin e emrit të kishës së Rrushkullit më 29 qershor, për festën e Shën Pe- trit e Shën Pavlit. Rreth 20 gra dhe një klerik u nisën herët në mëngjes nga Tirana dhe morën pjesë në me- shë, duke shprehur me këtë vizitë edhe njëherë solidaritetin e dashuri- në e krishterë mes tyre. Festa vazh- doi me një tryezë të thjeshtë që shtruan gratë e Rrushkullit, duke treguar edhe njëherë mikpritjen, bujarinë dhe dashurinë e tyre për të qenë gjithmonë në lidhje të ngu- shtë me gratë e Tiranës dhe për t’i shërbyer Krishtit me devocion duke u bërë shembull për brezat në vazhdim.
Ky program bashkëpunimi do të vazhdojë fazën e dytë në sezonin e vjeshtës.
Rajmonda Shqevi