Me iniciatën e katekistëve që punojnë në qytetin e Cërrikut dhe me mbështetjen e priftit të kishës “Lindja e Krishtit” atë Petraqit, si edhe të të rinjve që frekuentojnë rregullisht mësimet e katekizmit, u zhvillua një vizitë në Qendrën Rehabilituese Psikike në këtë qytet. Në të ndo- dhen gjithsej 21 pacientë, të cilët janë në proces rehabilitimi. Kjo iniciativë u bë me bekimin e Imzot Nikollës dhe me mbështetje nga Zyra e Grave Orthodhokse e Tiranës. Përveç dhurata- ve edhe një kokteili, të rinjtë kishin përgatitur një program festiv me këngë të krishtera, i cili krijoi një atmosferë të gëzueshme për të gjithë të pranishmit.
Ky aktivitet mori falënderime të shumta nga drejtuesit e kësaj qendre, të cilët na kërkuan që prania jonë të jetë edhe më e shpeshtë, sepse sipas tyre kjo kategori njerëzish ka më shumë nevojë se kushdo tjetër për fjalë shprese dhe ngushëlluese.
Mjaft entuziast ishin të rinjtë, të cilët na kër- kuan që vizita të tilla të përfshiheshin në programin e punës.
Robert Pelushi