EmailFacebookKontakt

Duhet të mbetesh nxënës gjithë jetën…

– Intervistë me Protopresviter Jani Trebickën, Kryesekretar i Sinodit të Shenjtë, i cili ishte kleriku i parë
që u hirotonis në vitin 1991 nga Eksarku i Patriarkanës Ekumenike, Imzot Anastasi –

– Si e njohët dhe cilat ishin kontaktet tuaja të para me Krye- piskopin?

– Ndodhi në fillim të majit 1991. Në prill, kisha shkuar me disa djem të tjerë në Kostur. Synimi im ishte të mësoja për t’u bërë prift. Kjo dëshirë më kishte lindur pas rënies së regjimit ateist dhe ishte e përkra- hur nga familja dhe të njohurit e mi.

Gjatë periudhës që isha në Kos- tur, episkopi Grigor kishte komuni- kuar me Imzot Anastasin, që ishte caktuar si Eksark i Patrikanës Ekumenike dhe ai kërkoi të na njih- te. Shkuam në Athinë së bashku me z. Sotir Bambuli dhe të birin. U takuam me Kryepiskopin dhe të nesërmen morëm pjesë në Liturgji- në Hyjnore, në një kishë kushtuar Kryqit të Nderuar, e cila u drejtua nga ai.

Pastaj, pasi bëra rrëfimin, pa- tëm një bisedë të gjatë. Imzot Anastasi pa që diçka më mundonte dhe më pyeti… Iu përgjigja, se më shqetësonte fakti se ku do mësoja. Në Korçë kishim vetëm dy prif- tërinj në moshë mjaft të shkuar dhe po t’i pyesja, shpesh nuk merrja përgjigjesha… Kryepiskopi më tha:

“Biri im, në qoftë se do mbetesh gjithmonë nxënës, ke për të mësuar tërë jetën. Nëse do të bëhesh shu- më shpejt profesor, s’ke për të më- suar asgjë. Unë vetë shkova nga Athina në Afrikë, si episkop dhe profesor universiteti dhe u ktheva që andej si nxënës…

U ktheva në Kostur me kurajën që ai më dha dhe vazhdova të më- soja, duke pasur parasysh, se Krye- piskopi më kishte thënë se do të më dorëzonte dhjak.

-Ç’kujtoni nga ardhja e Imzot Anastasit në Shqipëri?

Kisha një javë që isha kthyer dhe u bëmë një përfaqësi nga i gji- thë vendi, që u mblodhëm në Rinas, për të pritur Eksarkun e Patrikanës Ekumenike. Ishte ditë e bekuar, se- pse pas një periudhe aq të gjatë ate- iste shkeli përsëri në vendin tonë këmba e një episkopi…

E pritëm me shumë dashuri. Unë kisha lënë pak mjekrën dhe ai më tha, duke pasur parasysh dorë- zimin tim: “Biri im qenke gati!”. Pastaj shkuam në kishën e Evan- gjelizmoit në Tiranë, e cila ishte në gjendje mjaft të keqe. Pas vitesh të tëra që ishte përdorur si palestër,

ishte e shkatërruar, me një ikono- stas të sajuar, pa xhama, me mbe- turinat deri në dritare. Patëm edhe një takim në Hotel Dajti, ku na dha kurajë për të ardhmen e rindërtimit të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë …

– Kur u bë hirotonisja juaj?

– Kryepiskopi erdhi në Korçë në fund të korrikut, në datën 28. Në qytet u prit me shumë madhë- shti. Gjëmonin kambanat, gjithë njerëzit kishin dalë në sheshin para

mitropolisë, sepse nuk kishim ende një kishë të përshtatshme. Kështu, u vendos që Liturgjia Hyjnore të kryhej në Shkallët e Mitropolisë, ku u bë edhe dorëzimi im si dhjak.

I gjithë sheshi qe i mbushur me njerëz, që rrinin në këmbë dhe dë- gjonin Liturgjinë e fjalët aq të dashura, që mund t’i thotë vetëm një episkop: “O Zot, O Zot, shtjer syrin prej qiellit edhe vështro, e rregullo, këtë vresht, të cilin e ka mbjellur dora jote e djathtë.”