EmailFacebookKontakt

Një bekim po vinte për gjithë vendin…

– Mbresa nga çastet e para pas mbërritjes së Eksarkut Patriarkal, Imzot Anastasit
në Shqipërinë që sapo dilte nga errësira ateiste –

… Mbërritja e Eksarkut Patriarkal z. Anastas në Tiranë. Për shumë dhjetëvjeçarë nuk kishte shkelur këmbë episkopi në tokën shqiptare.

Pak njerëz, por me shumë entuziazëm e ma- llëngjim të madh e presin në aeroport.

Fytyrat fëmijërore dhe lulet tregojnë që në çastet e para se populli i Perëndisë e pranon plotësisht Atin e tij, të dërguar nga Kisha e Madhe Mëmë e Fronit Ekumenik.

Të gjithë së bashku drejtohen për te kisha e Ungjillëzimit, e cila deri para pak muajsh dhe për dhjetëvjeçarë të tërë u përdor si palestër. Kambanorja nuk kishte kambanë dhe dritaret e shkallares i shkatërruan, sepse ishin në formë kryqi.

Eksarku Patriarkal bie në gjunjë para altarit dhe lutet për grigjën e persekutuar…

…Ndërsa jashtë Hierores “delet e shpërnda- ra” i jetojnë në tension dhe me lot këto çaste të papërsëritshme të jetës së Kishës së tyre.

Tryeza e Shenjtë, e mbështetur mbi tulla dhe dërrasa të improvizuara, rigjeti vendin e saj. Në këtë pikë të shenjtëruar, për shumë vite qëndron- te një shtangë. Sigurisht, askush nga të rinjtë që stërviteshin aty, nuk e ka imagjinuar se shkelte mbi “ferrën në flakë”.

Në dritaret e kishës nuk ka xhama.

Si do të qëndronin besimtarët aty pas disa muajve mes borës dhe të ftohtit? “Çatia e kishës është e shkatërruar – nuk mund t’i mbrojë be- simtarët nga shiu.” – “Sa punë ju pret, Hirësi! Ku do t’i gjeni paratë, tjegullat, teknikët, spe- cialistët?”

Një nga vizitat e para u bë në shtëpinë e z. Dhimitër Beduli, teolog dhe drejtor i Shkollës Kishtare të Tiranës, kur funksiononte. Ai u bë dora e djathtë e Fortlumturisë së Tij, deri në

fjetjen e tij. I përjetshëm kujtimi i Perëndisë për të. Ai tregoi një ikonë që e kishte gozhduar pas dollapit, fshehur midis dy dërrasave, për 27 vjet. Para kësaj ikone, ai lutej me sigurinë se Krishti, themeluesi i Kishës, do të çlironte edhe Kishën e tyre.

Në këtë çast, ndërhyri e shoqja, tepër e zgjuar, zonja Areti, dhe tha: “Hirësi, burri im gjatë gjithë viteve qahej se do të vdiste pa prift, i palexuar. Dje, që erdhët në Tiranë, i thashë: “Hajde, vdis

tani, që të lexohesh nga Dhespoti!”.

Të dielën, gjatë Liturgjisë së parë Hyjnore Arkihierati- ke, ishin të pranishëm të gji- thë brezat. Ata nuk e fshihnin entuziazmin, duke biseduar vazhdimisht, madje edhe gjatë çasteve më të shenjta të Adhurimit.

Anëtarët orthodhoksë të korit të mrekullueshëm të Radiotelevizionit të Tiranës i dhanë një ton festiv Liturgjisë Arkihieratike

Duke thënë “Me ura- tat…” e Liturgjisë Hyjnore fi- lluan pagëzimet e njëpasnjë- shme. Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë po rilindte …

Familja e z. Jani Jani fton me mirësjellje në shtëpi. Ka- në një surprizë, thonë, për Dhespotin…

Për tre dhjetëvjeçarë të tërë kanë mbajtur të fshehur në shtëpi lipsanët mrekulli-

bërës nga Tryeza e Shenjtë të Kishës Mitro- politane. I mori z. Jani, duke vënë jetën në rrezik, vetëm pak çaste para se ushtria ta shndërronte kishën në palestër. Dhespoti, i ulur në gjunjë, falet para lipsanit. Më vonë ai do ta vendoste në Tryezën e Shenjtë të re.

Papa Gaqi, i dobët, kockë e lëkurë dhe me ndërgjegje të pastruar, na rrëfen në shtëpinë e tij: “Kështu deshi Perëndia, Dhespoti im, të na provojë për kaq vite. Ndoshta kërkon të përga-

(vijon nga faqja 3)
tisë për të ardhmen një Kishë më autentike”.

Bashkekzistenca e feve të tjera nuk përbën pengesë për paqen e popullit.

Dashuria është “porosia e parë”. Me këtë frymë, Eksarku Patriarkal u bëri vizitë menjë- herë komuniteteve myslimane dhe shfaqi dëshirën e tij të sinqertë për bashkëjetesë paqësore.

Në këtë pikë dikur ishte kisha e Manastirit të Shën Vlashit. Në vendin e Tryezës së Shenjtë

u vendos një tavolinë e thjeshtë, që të bekohet nga Dhespoti.

E mallëngjyer së tepërmi, një besimtare i jep atit shpirtëror diçka “të çmuar”, që e kishte ruaj- tur prej muajsh: një vezë të kuqe nga Pashka. Ishte hera e parë që mundën pa frikë të ngjyenin vezë të kuqe.

Fëmijë me tufa lulesh presin me ankth në shkallët e Mitropolisë së Korçës për të parë për herë të parë një Episkop. Madje edhe plakat flokëbardha – pas 35 vjetësh – ia kanë

harruar pamjen.

Nga ballkoni i Mitropolisë dëgjohet të thuhet plot mallëngjim: “Lavdi Zotit! Le të ndezim një qiri, për të ndriçuar errësirën që na rrethon. Harrojeni të kaluarën e errët. Me dashuri dhe ndjenjën e faljes ndaj të gjithëve, rilinduni me Misteret e Kishës sonë Orthodhokse. Qëllimi ynë – një e ardhme e ndritur”.

Hirotonia në natyrë e Papa Janit ishte pika kulmore e ditës. Të ulur në gjunjë dhe me lot në sy i gjithë populli dëgjon zërin e ngrohtë të Dhespotit: “Merre testamentin dhe ruaje atë deri në Ardhjen e Dytë të Krishtit”. Si një shpërthim dinamiti u dëgjua “I denjë, i denjë … “. Një i denjë i vërtetë hyri në radhët e klerit. Ishte hirotonia e parë e Imzot Anastasit në Shqipëri.

Papa Kostandini, 85 vjeç, bëri në vitin 1991 në Korçë ritin e parë priftëror pas ndërrimit të regjimit. Më 6 Janar, ai shenjtëroi Ujin në tempe- raturën -8 gradë.

Ilia, 17 vjeç, është i gjatë (l,80 m) që të hyjë në kolimvithër. Megjithatë ai bën të pamundurën, sepse e bën me ndërgjegje Pagëzimin, Misterin e shpëtimit tonë.

Motrat Cico, me shoqërinë e tyre shpresë- tare, si dhe familja e z. Grigor Mulla, mësues matematike, përqafojnë me respekt Eksarkun, ndërsa në krah është atë Kozmai, një tjetër mbështetje për Dhespotin e porsaardhur. Anë- tarë të bekuar të një Kishe të martirizuar të shek. të 20-të.

Mitropolia e shkëlqyer e Korçës u kthye në

muze, pasi u shembën kubetë e saj. Edhe kisha prej guri e Shën Gjergjit u shemb nga themelet dhe në vend të saj u ngrit biblioteka e qytetit.

Por, shpirtrat e besimtarëve tanë rezistuan. Durimi dhe pritmëria e tyre u shpërblyen nga Perëndia. U dërgoi një atë shpirtëror, të mbushur me dashuri të sinqertë, që në fytyrë të kthehej përsëri buzëqeshja.

Shën Kolli i Boboshticës i kthyer në gër- madhë. Për shumë vjet ishte kasolle kashte; imazh i përgjithshëm i shumicës së kishave në Shqipëri. Nga ta fillojë dhe ku ta mbarojë punën Eksarku Patriarkal?

Në Pogradec kisha orthodhokse ishte kthyer në ofiçinë për riparimin e automjeteve shtetë- rore. Vajra e graso në vendin e altarit të frik- shëm. Brenda pak muajsh këshilli kishtar e sis- temoi disi. Madje dhe fron episkopal origjinal vendosi dashuria e tyre për të pritur zyrtarisht Dhespotin.

Shtatëmbëdhjetë priftërinj dhe dhjakonë që kishin mbetur nga orthodhoksia e martirizuar shqiptare. Konferenca e Parë Kleriko-laike ishte një nga hapat e parë të suksesshëm të Eksarkut Anastas. Prifti më i moshuar ishte çpriftëruar me forcë dhe tani, mbi nëntëdhjetëvjeçar, riveshi rasot, tepër i lumtur.

Në Beratin e bukur, u bë Liturgjia e parë Hyjnore pas ndërrimit të regjimit. Më 12 dhje- tor 1990, kisha e Shën Spiridhonit, hapi e para dyert në festën e Shenjtit. Aty afër, Shën Kozmai dha shpirt me martizirim, por ai la lipsanin e tij të shenjtëruar, që besimtarët të marrin fuqi e durim në vitet e vështira. Ata sot kremtojnë lirinë dhe e presin Episkopin e tyre me rrëqethje mallëngjimi e entuziazëm të papërmbajtur…

Këta janë hapat tuaj të parë, Hirësi. Sa e sa gjëra ju mbetet për të kryer gjatë viteve që vijnë … “Të korrat janë të shumta dhe punëtorët të paktë’’…