EmailFacebookKontakt

16 korrik 2011 – 20 vjet ringjallje dhe zhvillim i besimit orthodhoks në Shqipëri

Dy dekada mëparë erdhi në vendin tonë Eksarku Patriarkal,
i njohur botërisht, Episkopi i Andrusës, Anastasi

Dhe kur kreu Liturgjinë e parë në kishën e Ungjillëzimit në Tiranë, e nisi me himnin “Krishti u Ngjall së vdekurish…”. Ai ngrohu menjëherë zemrat e besimtarëve të pranishëm në kishën e mbushur plot e përplot dhe që mezi e prisnin këtë ditë të meshimit të një episkopi…

Me mjaft vështirësi, por puna nisi. Ata pak klerikë që ishin dhe besimtarët e vërtetë iu vunë pas dhe bënë atë që bën orthodhoksi i vërtetë për të zbatuar programin e bariut të tij. Dhe kështu, në këta vjet u ringjall Kisha jonë Orthodhokse…

E të ndërtosh një Kishë që ishte shkatërruar plotësisht, të ringjallësh njerëz që për rreth 50 vjet ushqeheshin qëllimisht me vrerin ateist është një punë e mundimshme, me sakrifica dhe jo aq e lehtë. E në këta 20 vjet, me të u arrit: ndërtimi i strukturës së plotë të Kishës, duke filluar që nga Sinodi i Shenjtë; hirotonisja e mbi 145 klerikëve; ndërtimi i kishave të reja e parakliseve, rindërtimi i objekteve të kultit, restaurimi i monu- (vijon në faqen 2)

Pak, në krahasim me historinë 2000-vjeçare të Orthodhoksisë sonë, por shumë, kur mendon për rolin gjatë këtyre dy dekadave në historinë e Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, sidomos për atë çfarë është arritur.

Kujtojmë fillimet e vitit 1991, lëvizjen e ma- dhe të besimtarëve për rihapjen e kishave, punën për rregullim e kompletim me sende kishtare, për ringjalljen e fesë, si dhe ndihmën e atyre pak klerikëve të mbijetuar nga terrori ateist. Zelli dhe dëshirat e besimtarëve për të bërë diçka ishin të mëdha, por… ndihej mungesa kryesore, priftë- rinjtë, psaltët dhe sidomos ajo që do të or- ganizonte e drejtonte, hierarkia fetare.

Ishte Patriarkana Ekumenike, Kisha mëmë që na kishte dhënë Autoqefalinë, e cila u kujdes të na dërgonte personin më të përshtatshëm për të nisur ringritjen nga gërmadhat. Ai ishte Episkopi i Andrusës, Prof. Dr. Anastasi. Fisnik nga pamja, fisnik nga sjellja, me një fytyrë shprehëse e sy plot shkëlqim, të qeshur, elegant, energjik… të dukej sikur ngaqielli po vinte një thirrje: “Unë jam bariu i mirë. Bariu i mirë, që vë shpirtin e vet për dhentë” (Jn. 10,11).

Kudo ku kalonte njerëzit turreshin ta takonin, jo vetëm ata që e ndienin besimin, por… edhe shumë nga ata që për një periudhë e quajtën veten ateistë. Pati dhe “të verbër”, por… kur Zoti të ndriçon udhën edhe ata shërohen… e shikojnë.

(vijon nga faqja 1) menteve të kulturës; ngri- tja e njërës nga klinikat më të mira në vend, pa harruar ato lokale; ngritja e kopshte- ve dhe shkollave për fëmi- jë; ngritja e një kompleksi prodhimi për Kishën, botimi i gazetës “Ngjallja”, i revi- stës për fëmijë “Gëzohu”, i revistës “Kërkim” e i dhje- tëra titujve librash fetarë e liturgjikë; ngritja e Akade- misë Teologjike dhe së fundi i Universitetit “Logos” etj. Dhe mbi gjitha këto, ri- ngjallja e forcimi i ndjenjës së besimit. Këto arritje, jo vetëm që janë gjurmë të du- kshme, por rrezatojnë dritë e aq shumë mirësi, sa ndriçojnë mendërisht dhe “atë që s’do” por dhe “të verbrin”.

U ngrit themeli e ai do të mbetet: Besimi – guri the- meltar i çdo shoqërie njerë- zore, mbi të cilin bazohen,

krijohen e mbështeten tërë marrëdhëniet midis njerëz- ve: puna, miqësia, martesa, kapërcimi i vështirësive…

Dhe gjatë kësaj kohe, Ai i përjetoi, pikërisht këtu, ba- shkë me popullin e tij të gji- tha llojet e krizave. Mesazhet dhe thirrjet e herëpasher- shme të tij në ato momente të vështira, si: Shpresë! Nuk do na braktisë Perëndia! Jo, armëve! Jeta jonë është në shërbim të shoqërisë. Kini guxim moral. Ne nuk tre- mbemi! – janë bërë në çastet e duhura e kanë gjetur jeho- nën e kërkuar te njerëzit, i ka- në udhëhequr ata në vepri- met e tyre.

Dhe ne e dimë, se me ç’mund e vuajtje i përballoi Ai këto stacione deri në Gol- gota: “Zoti i mundon të mirët, që të ushtrohen dhe të tre- gojnë virtytin e tyre, e kësh- tu të bëhen sa është e mundur të përsosur”. Kjo u ndje dhe

u pa tek Ai, nga të gjithë ne. Dhe ja u arrit: u ngrit Kryqi në zemrat e besimtarëve tanë.

Se mos vetëm kaq. Gja- të kësaj periudhe vazhdoi dhe punën e tij studimore- shkencore e mori shumë ti- tuj shkencorë nga Universi- tete dhe Organizma me emër; e bënë anëtar disa Akademi të dëgjuara; mori pjesë në konferenca e sim- poziume, ku në shumicat e tyre ishte referues kryesor, madje duke trajtuar tema bashkëkohore, por dhe te- ma për ecurinë e ringjalljes së Kishës në Shqipëri, të ngritjes shpirtërore të besim- tarëve, për bashkekzisten- cën e të tri feve e deri te zgje- dhja President i Këshillit Bo- tëror të Kishave dhe i orga- nizatës mbarëbotërore ndër- fetare “Fetë për Paqen” etj.

E të gjitha këto arritje u vlerësuan, si nga shkencë- tarët dhe institucionet për- katëse, por dhe nga ne be- simtarët e thjeshtë. Nderimi i tij me tituj e lëvdata nuk është nderim vetëm për të, por për Kryepiskopin e Shqipërisë dhe punën e arritur me besimtarët shqip- tarë. Pra, shprehja e tij “Er- dha si profesor, si akade- mik… por këtu u bëra nxë- nës” tregon botëkuptimin, karakterin e tij. Modesti?! Jo, realitet! Dhe vërtet Ki- sha jonë Orthodhokse ka çfarë t’u mësojë njerëzve, të tjerëve, kishave e organiz- mave. E kjo, në saje të emrit të tij, të punës së palodhur të tij, të mundësive finan- ciare që ai krijoi, të aftësive mobilizuese të tij për be- simtarët, të punës së madhe të kryer, pavarësisht penge- save që i krijuan herë pas here qarqe të caktuara të

shoqërisë sonë. Dhe Ai gjithnjë na çon përpara duke thënë: “Suksesi është vepër e Perëndisë”.

Kjo figurë e Orthodho- ksisë me përmasa të për- botshme punon për ne dhe me ne, të gjithë së bashku zhvillojmë Kishën tonë Or- thodhokse. Arritjet flasin

shumë e ne na mbetet të the- mi: “Ishim me fat, që na e dërgoi Zoti!”. Pra, le ta pa- sojmë… dhe në këtë 10-vje- tor të ardhjes së tij në vendin tonë, le ta himnojmë: “Kryezotit dhe Kryepi- skopit tonë, Anastasit të shumta i qofshin vjetët”.

K.B.