EmailFacebookKontakt

Mbaroi restaurimi i kishës së Shën e Premtes në Çetë, Kavajë

Përfundon restaurimin kisha e Shën e Premtes në fshatin Çetë, Kavajë. Kjo kishë me vlera të rëndësishme për trashëgiminë tonë kulturore iu nënshtrua për gati 4 muaj

me radhë një restaurimi intensiv, i cili kryesisht u përqendrua në konsolidimin e mureve të kishës, duke bërë injektime, qepje, përforcime dhe zëvendësime të pjesëve të dëmtuara. U ribë

çatia, e cila ishte dëmtuar në vazhdimësi nga koha, por edhe nga zjarri i rënë vitin e kaluar. U zëvendësuan të gjitha tirandat prej hekuri të ndryshkur të cilat nuk kryenin funksionin e tyre, me tiranda të reja inoksi dhe me mufta shtrënguese, të cilat mundësojnë shtrëngimin ose lirimin e të gjithë strukturës për ta ruajtur atë në vazhdimësi nga dëmtimet. Problemet e lagështisë që kishte ky objekt, u zgjidhën duke bërë përfundimisht drenazhimin në themelet e kishës nga jashtë dhe të shoqëruara me kuneta për mbledhjen e ujit të shiut që vij- në nga çatia të cilat shkarkohen në disa gropa të mëdha të përgatitura me çakëll për të filtruar ujërat e mbledhura. E rëndësishme është edhe ringritja e hajatit të prishur në vitet 80-të në mënyrë të pashpjegueshme nga institucionet e atëhershme.