EmailFacebookKontakt

Protestë e klerikëve të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë

Protestë

e klerikëve të Kishës
Orthodhokse Autoqefale
të Shqipërisë

Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë dhe 145 klerikët e saj, në këto vite të Ringjalljes së madhe të Orthodhoksisë, janë bërë shpesh pre e sulmeve, shpifjeve dhe denigrimeve pa precedent nga disa media të shkruara apo vizive: sul- me e shpifje të cilat gjithmonë kanë pasur një li- një të qartë antiorthodhokse.

Kohët e fundit u përsërit e njëjta histori anti- orthodhokse, por tani në një formë akoma më fyese, duke realizuar një film, i cili nëpërmjet sarkazmës, poshtërimit dhe denigrimit të imazhit të klerikëve orthodhoksë shqiptarë dhe të famil- jeve të tyre, tregon qartë se realizuesit dhe spon- sorizuesit e tij janë motivuar qëllimisht kundër Kishës Orthodhokse.

Kjo gjë na rikujton se akoma edhe sot në një pjesë të njerëzve ekziston urrejtja dhe dashake- qësia kundër komunitetit të krishterë orthodhoks dhe po vazhdon e njëjta propagandë, të cilën do ta kishin zili edhe komisarët më të zellshëm të ko- munizmit. Ata nuk duhen të harrojnë se kanë qenë pikërisht këta klerikë, të cilët kanë krijuar ikonat e famshme dhe kanë shkruar kodikët e mrekullue- shëm (nga të paktat gjëra me të cilat mburret e gji- thë Shqipëria), duke dhënë kështu një kontribut të pashembullt në historinë, kulturën, arsimin dhe shkrimin shqip. Duke fyer, tallur dhe shpifur kundër klerikëve orthodhoksë, ata fyejnë kulturën shqip- tare të gjithë komunitetin orthodhoks.

Një fyerje dhe një provokacion i tillë kundër një komuniteti mund të marrë përpjesëtime të gjëra dhe pasoja të paparashikueshme. Kjo nuk

shërben në ruajtjen e harmonisë dhe tolerancës ndër- fetare, për të cilën ne mburremi. Ndërsa përpiqe- mi të ndërtojmë ura mirëkuptimi dhe bashkëpu- nimi ndërmjet komuniteteve të ndryshme fetare, si brenda ashtu edhe jashtë vendit, propaganda të tilla fyese dhe përçarëse nuk i shërbejnë askujt.

Ne 145 klerikët orthodhoksë, ashtu si edhe të gjithë besimtarët orthodhoksë të Shqipërisë, e shohim këtë si një sulm që i bëhet klerit dhe Kishës sonë dhe, duke u ndjerë të fyer, protestoj- më fort kundër kësaj fushate dashakeqe, fyese dhe përçarëse që bëhet nga njerëz të papërgjegjshëm dhe nga grupime antiorthodhokse. Këtë prote- stë e ndiejmë edhe si një obligim moral ndaj paraar- dhësve tanë, të cilët me aq mund e sakrifica e ruaj- tën besimin dhe moralin orthodhoks.

Në emër të Komunitetit Orthodhoks i bëjmë thirrje të gjithë opinionit të shëndoshë mbarë- kombëtar, që të solidarizohet me protestën tonë për t’i dhënë fund kësaj propagande antiortho- dhokse, e cila nuk i shërben interesave të qyteta- rëve të Shqipërisë.

Në emër të 145 klerikëve të Kishës
Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë,
të qyteteve dhe fshatrave

Atë Aleksandër Petani

Atë Jovan Koroveshi

Atë Spiro Tola

Atë Petro Thanasi

Atë Stavri Çipi

Atë Petraq Simsia

Atë Kristaq Subashi

Atë Kostandin Prifti

Atë Tertio Gjoka

Atë Ilia Bita

Atë Ilia Kotnani

Atë Todi Jovani

Atë Vasil Skordileva

Atë Anesti Dhimitri

Atë Joani Mërkuri

Atë Athanas Qerimi

Atë Efthim Bixhili

Atë Pandeli Mitru

Shkodër
Tiranë
Durrës
Kavajë
Elbasan
Berat
Ura Vajgurore
Vlorë
Lushnjë
Fier
Korçë
Pogradec
Bilisht
Ersekë
Gjirokastër
Përmet
Himarë
Sarandë