EmailFacebookKontakt

Aktivitete në Qendrën Studentore

Të martën, më 10 maj në Qendrën Studentore të Kishës Orthodhokse u zhvillua nga Kryqi i Kuq Shqiptar trajnimi me temë, “Ndihma e parë”.

Në të morën pjesë anëtarë të stafit të Zyrës së Fëmijëve dhe studentë të Qendrës Studentore. Trajnimi u u organizua në kuadër të nevojave

të ndryshme që dalin gjatë zhvillimit të aktiviteteve me fëmijë dhe të rinj.

Të pranishmit u pajisën me një manual përkatës të përgatitur nga Kryqi i Kuq, i cili mbështetej në udhë- zimet e reja të Këshillit Evropian për shpëtimin e jetës, për ndihmën e parë jetësore.

Pasditen e po asaj dite studentët patën bekimin të kenë te Qendra e tyre Studentore atë Jani Trebickën. Ai u foli studentëve për disa ngjarje të jetuara në vitet e para të rihapjes së Kishës dhe lirisë së besimit.