EmailFacebookKontakt

Takim i të rinjve të Kishës sonë me studentë e vizitorë të ardhur nga Amerika

Takim i të rinjve të Kishës sonë
me studentë e vizitorë të ardhur nga Amerika

E Diela e Etërve të Sinodit I Eku-
menik mblodhi në Kishën e Ungji-
llëzimit të Hyjlindëses Mari, në Ti-
ranë, 90 të rinj nga Berati, Fieri, Ti­
rana, Durrësi dhe Qendra Studen-
tore e Kishës sonë në një takim di-
tor rinor, organizuar nga Zyra Rino-
re e Kryepiskopatës në bashkëpu-
nim me Qendrën Studentore në Ti-
ranë dhe Zyrën Rinore të Mitropo-
lisë së Beratit.
Pas Liturgjisë Hyjnore, të rinjtë
vazhduan programin dhe aktivitetet
e tyre në Qendrën “Thavor”, ku u
bashkuan me grupin e studentëve
të ardhur nga Amerika, grup ky i
drejtuar nga atë Luka Veronis, i cili
ka shërbyer në Kishën tonë për më
shumë se 10 vjet.
Pas drekës vijoi referati “T’ia
përkushtojmë jetën tonë Krishtit”
drejtuar nga vetë atë Luka. Ai e fi-
lloi referatin e tij me historinë e një
djali që kishte jetuar për shumë ko-
hë i varur nga droga dhe gjithmonë
i shoqëruar nga njerëz që e nxitnin
në këtë rrugë. Pasi njohu besimin,
Zoti filloi të transformonte jetën e tij
dhe tashmë ai shërben si ndihmës gja-
të shërbesave adhuruese në kishë.
Përpjekja e tij vazhdon ende, dhe ai
lufton çdo ditë e më tepër që të ndje-
kë porositë e Zotit e të jetojë gëzi-
min e jetës me Të.
“Zoti zbulon të bukurën që
është brenda çdo njeriu dhe na
trajton me dinjitet. Edhe pse bëj-
më gabime, mëkate dhe ligësi të
ndryshme, dashuria e Tij e trans-

formon jetën tonë. Jeta me Zotin
është udhëtim i pafund, i cili kër-
kon prej nesh përpjekje dhe disi-
plinë të vazhdueshme. Nuk duhet
të qëndrojmë në vend, por duhet
të rritemi çdo ditë e më tepër më
Zotin ”.
Atë Luka e mbylli bisedën e tij,
duke u shpjeguar të gjithë të rinjve
pjesëmarrës 10 hapa konkretë që
na ndihmojnë në udhëtimin tonë
drejt Zotit:
1. Përqendrohu në gjërat theme­
lore: Bëje lutjen, agjërimin dhe lëmo-
shën pjesë të rregullt të jetës sate.
2. Studio dhe rrit vazhdimisht njo-
huritë e tua për besimin.
3. Gjej shoqëri të krishterë, që
do të të mbështesë në besimin tënd.
4. Merr pjesë në jetën e Miste­
reve të Kishës – kryesisht në Kungi-
min dhe Rrëfimin e Shenjtë.
5. Shërbeju përditë të tjerëve.
6. Tregoju të tjerëve për besimin
tënd.
7. Ruaje dhe mbroje zemrën
dhe mendjen tënde.

8. Mëso nga çdo sfidë dhe vë-
shtirësi e jetës.
9. Kujto gjithmonë gjënë më të
rëndësishme në jetë.
10. Asnjëherë mos u kënaq me
arritjet e jetës sate shpirtërore, por
kërko ripërtëritje të vazhdueshme.
Programi vazhdoi me takimin në
grupe të vogla, të cilët u drejtuan
nga të rinjtë tanë në bashkëpunim
me studentët nga Amerika. Të rinj-
të diskutuan se si po ecin në jetën
shpirtërore dhe si do t’i praktikojnë
10 hapat e lartpërmendur në jetën
tonë të përditshme. Gjithashtu, të
rinjtë ndanë me njeri-tjetrin edhe
vështirësitë që hasin në ambientet
ku jetojnë, shkollë, familje etj., të
cilët nuk i mbështetin në jetën e
krishterë.
Lutja e Tipikosë mbylli këtë ta-
kim rinor, i cili shërbeu si frymëzim
dhe ripërtëritje për të gjithë të rinjtë
pjesëmarrës. Ashtu si psalmisti
edhe ne përjetuam vargun “sa mirë
kur bijtë banojnë bashkë”.
Ana Baba