Njerëz që rrojnë
jashtë kohës
(vetëm kur flitet për Kishën
Orthodhokse)
Lexoja përpara disa ditësh një artikull të stërzgjatur të dikujt që, qahej për kulturën përmetare, “që qenka në rrezik, meqë pallati i kulturës është kthyer në kishë”. Dhe befas m’u kujtua pallati i kul- turës i Kryeqytetit tonë 1-milio- nësh. Zyra, kafene, librari, një ish- televizor privat dhe asgjë tjetër. Ai ka reshtur së zhvilluari veprimtari kulturore që prej më shumë se një dekade. Kështu ka ndodhur në të gjitha qytetet e fshatrat e Shqipë- risë. Pallatet dhe shtëpitë e kultu- rës, qendrat e mënyrës komunisto- ateiste të të konceptuarit dhe të bërjes së kulturës, në vitet e demo- kracisë kanë dalë prej kohe jashtë funksionit, shërbejnë vetëm si salla, janë tjetërsuar apo janë mbyllur fare.
Vetëm Përmeti qenka ndryshe! Në qytetin që e nxjerr kryetarin e bashkisë vetëm me 2 mijë vota (sa një komunë), ku janë larguar shu- mica e banorëve autoktonë, paska ende nevojë të madhe për një pallat të madh kulture si në kohën e mo- nizmit (sikur Kisha ndër shekuj të mos ketë qenë qendër e fuqishme kulture, kujto p.sh. kodikët).
Të lind dyshimi se aty nuk ka ndodhur asnjë ndryshim në këta 20 vjet apo se kisha shihet me të njëjtin sy si para dy dekadash.
Në të vërtetë, Përmeti ka ambi- ente të bollshme, madje të restauru- ara, për veprimtaritë kulturore që nuk ekzistojnë (kujtojmë ish-shtëpinë e oficerëve). Por problemi është se zo- tërinjtë që po qahen nëpër gazeta e kishin dhënë pallatin e kulturës me qira për përfitime personale dhe do të donin të vazhdonin në rrugën e fitimeve të paligjshme, mundësi që ua preu ngritja e kishës.
Ndaj këtu nuk është përplasja midis një “pallati kulture” dhe një kishe, por midis ngritjes së një qe- ndre shumëfunksionale kishtare (me tempull, kopsht, klinikë mjekësore, qendër rinore etj.) dhe një godine të dhënë me qira për të plotësuar orek- set e individëve, me kafene, bilardo, zyra dhe veprimtari private etj.
Th. Dh.