KISHA ORTHODHOKSE AUTOQEFALE E SHQIPËRISË AKADEMIA TEOLOGJIKE “NGJALLJA E KRISHTIT” Shën Vlash – Durrës
Njoftim
Në datat 12 -13 shtator 2011 zhvillohet konkursi për pranimin e studentëve të rinj në Akademinë Teologjike “Ngjallja e Krishtit”, në Shën Vlash. Pyetjet e konkursit janë rreth Dhiatës së Re dhe katër vëllimeve Besimi Orthodhoks.
Kandidatët duhet:
Të jenë të pagëzuar në Kishën Orthodhokse të paktën një vit më parë.
Të jenë pjesëmarrës aktivë në kishën e zonës së tyre.
Të kenë mbaruar shkollën e mesme katërvjeçare.
Të kenë një rekomandim nga Episkopi i Dioqezës.
T’i nënshtrohen konkursit për pranimin.
Kandidatët duhet të paraqiten për konkurs në orën 10:00, të datës 12 shtator, ndërsa një javë para konkurrimit duhet të kenë dorëzuar në sekretarinë e Akademisë dokumentet përkatëse:
Rekomandimi i Episkopit,
Kërkesa me shkrim e kandidatit,
Dëftesa e pjekurisë,
Certifikata personale,
Certifikata e pagëzimit,
Vërtetimi mjeko – ligjor,
Vërtetimi i prokurorisë së rrethit.
Për hollësi të mëtejshme, të interesuarit mund të kontaktojnë në numrin e telefonit:
Sporteli: 0574 222 55 ose Sekretaria: 0574 223 97.
ose në adresën e e-mailit teolorthalb@yahoo.com