EmailFacebookKontakt

Dymbëdhjetë Apostujt

Dymbëdhjetë Apostujt
“Dhe zgjodhi prej tyre dymbëdhjetë, të cilët i quajti Apostuj”
A postujt ishin peshkatarë të
thjeshtë, (Mattheu doganier = tak-
sambledhës), të gjithë ishin pa ar-
sim dhe ndikim shoqëror, “të paar-
simuar” (Vep. 4.13), ashtu siç i tho-
shin me përbuzje. Vetëm bijtë e
Zebedeut ishin disi të pasur, kishin
anijet e tyre dhe disa lidhje me prif-
tërinjtë e Jerusalemit. Të gjithë ishin
me origjinë nga Galilea, e cila ishte
e varfër. Por të gjithë kishin interes
fetar dhe besim të thellë te Perë-
ndia dhe te traditat e tyre mesiani-
ke. Ishin shokë dhe të afërm midis
tyre, të gjithë ishin të rinj, ashtu si
Mësuesi i tyre, mbasi puna të cilën
iu caktoi kërkonte qëndresë të ma-
dhe shpirtërore dhe trupore. Është
karakteristike që në rrethin e Tij më
të ngushtë Zoti nga të dymbëdhje-
tët kishte tre, Petron, Jakovin dhe
Joanin. Vetëm ata u gjendën në ras-
tet më të veçanta, si në Metamor-
fozë (Mark 5.37), në ngjalljen e
bijës së Jairit (Mark 5.37) dhe në
lutjen me ankth të Zotit në Gjeth-
simani (Mark 14.33).
Puna e të dymbëdhjetë Apostuj-
ve ishte të vazhdonin ungjillëzimin
e njerëzve, të transmetonin Ungjillin
“në gjithë botën” (Matth. 16.16).
Kur Jisui i ftoi, u tha: “Ejani pas me-
je dhe unë do t’ju bëj peshkatarë nje-
rëzish” (Matth. 4.19). U thirrën të
vazhdonin punën e shpëtimit të gji-
ndjes njerëzore nga mëkati. “Shko-
ni”, u tha, “mësoni gjithë kombet
duke i pagëzuar ato në emër të Atit,
të Birit dhe të Shpirtit të Shenjtë
dhe duke i mësuar ata të ruajnë
gjithë sa ju kam njoftuar” (Matth.
28.19-20). Punën apostolike e përu-
roi Petroja me fjalimin e tij ditën e
Pentikostisë. Nga Veprat e Apos-
tujve mësojmë që “predikonin çdo
ditë” fjalën e Perëndisë në popull
“me guxim”. Në emër të Jisuit të
ngjallur shëronin të sëmurë. Qëllim
të tyre kishin shpalljen e së vërtetës
së Krishtit me pagëzimin, rritjen dhe
mbështetjen e Kishës së Tij. Pra-
ndaj kishin kundër priftërinjtë, të
cilët i kapnin dhe i çonin në sinedër

dhe i ndalonin të flisnin për Jisuin.
Por ata përgjigjen “nuk është e mu-
ndur të mos flasim për ato që pamë
dhe dëgjuam” (Vep. 4.20) dhe me
vendosmëri para tyre shpallën se
“duhet t’i bindemi Perëndisë më
shumë se njerëzve” (Vep. 5.29). Kë-
të vendosmëri e fituan pas zbritjes
së Shpirtit të Shenjtë (Vep. 1.8).
Ditën e Pentikostisë dymbëdhjetë
Nxënësit “u mbushën të gjithë me
Shpirtin e Shenjtë”, kështu “të zell-
shëm në frymë” (Rom. 12.11) u bë-
në predikues të flaktë të Fjalës hyj-
nore, ndriçues të botës dhe u tregu-
an dëshmitarë deri në fund të bo-
tës” “duke mësuar dhe ungjillëzuar
Jisu Krishtin” (Vep. 1.8) dhe madje
“në mundime më tepër, në burg më
tepër, në plagë më tepër” (II Kor.
11.23). Më parë, kur jetonin me
Zotin shfaqën të meta personale.
Kishin ide botërore për Mesian,
treguan prirje për vendet e para,
paraqitën frikë, besim të pakët ma-
dje dhe mohim, dhe, për më tepër,
njëri u bë tradhtar, edhe të gjithë
përveç Joanit në momentet e vë-
shtira e të fundit të jetës së Zotit, e
braktisën të tronditur dhe të fri-
kësuar. Por pas Pentikostisë u bënë
të njohur, u treguan shumë të zgju-
ar dhe të fortë. Rrëzuan idhujt, ri-
përtërinë zakonet, mësuan virtytet
e ungjillit të Krishtit dhe i dhanë të
gjitha për Krishtin, u bënë parare-
ndës të Krishterimit dhe themelues
të Kishës së Krishtit.
Përktheu: Rozeta Baba