Filmi “Ballkan Bazar”
cenon figurën e klerikut orthodhoks shqiptar
– Si është e mundur të lejohet që me paratë e taksapaguesve shqiptarë dhe italianë të financohet një film
që shpif kundër një komuniteti fetar dhe cenon harmoninë fetare me të cilën mburremi të gjithë –
Komitetit Shtetëror për Kultet
Për dijeni:
Shkëlqesisë së Tij, Kryeministrit të Shqipërisë Z. Sali Berisha
Ministrit të Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve
Ambasadorit të Republikës së Italisë
Këshillit Ndërfetar të Shqipërisë
I dashur z. Kryetar
Para festës së Pashkës, pas një reklame plot zhurmë në media, u shfaq në kinema të Tiranës filmi me titull “Ballkan Bazad’ i regjisorit Edmond Budina. Ky film është një shpifje e turpshme ndaj priftërinjve orthodhoksë shqiptarë dhe për paso- jë, fyerje e rëndë për Kishën Orthodhokse Auto- qefale të Shqipërisë. Filmi është në mënyrë ek- streme sarkastik, e duke kaluar çdo cak, i shfaq priftërinjtë si përdhosës varresh, matrapazë koc- kash njerëzore dhe familjet e tyre si imorale.
Siç e pohon regjisori i filmit, i cili jeton në Itali 20 vitet e fundit, në një intervistë të tij (gazeta “Panorama” 14-15.4.2011), financimi i filmit u bë nga Qendra Kombëtare Kinematogra- fike Shqiptare dhe u mbështet nga Televizioni Publik Shqiptar dhe Ministria e Kulturës e Italisë (kostoja e filmit arrin 600.000 euro). Në një inter- vistë tjetër të tij (gazeta “Telegraf”, 13.4.2011), pasi informon se filmi është financuar nga shteti shqiptar në sasinë 60%, ndërsa pjesa tjetër, 40%, është dhënë nga Ministria e Kulturës së Italisë, shton: “Ndaj është detyrimi im personal t’i them faleminderit taksapaguesit shqiptar që më dha lekët për këtë film”. Por harroi të falënderojë edhe taksapaguesit italianë…
Gjatë periudhës së ditëve të festës, si edhe të fushatës parazgjedhore, shmangëm prote- stën publike. Por tanimë, duke shprehur zemë- ratën e 145 klerikëve shqiptarë dhe atë të be- simtarëve orthodhoksë, jemi të detyruar të pro- testojmë me forcë, nëpërmjet Komitetit Shtetë- ror për Kultet, ndaj atyre organeve shtetërore që u përmendën më sipër, të cilat financuan këtë film, si edhe ndaj Institutit Italian të Kulturës. Pohimi i regjisorit të filmit përbën fyerje cinike për qindra mijë orthodhoksë qytetarë shqiptarë, sepse në një periudhë demokratike dhe me paratë e tyre, fyhet meshtari orthodhoks dhe në përgjithësi Kisha Orthodhokse.
Në një intervistë tjetër të tij (Gazeta Shqiptare, 18.4.2011), regjisori pohon se “faktet që unë sjell në film janë fakte reale”. Me këtë de-
klaratë, zbulon se vazhdon atë fushatë shpifjesh që u bë para pesë vjetësh, nga disa qarqe të cak- tuara, me shënjestër një prift konkret ortho- dhoks, atë Vasil Thomollarin (emrin e të cilit filmi e ndryshon në Thoma Vasillari). Regjisori rreket të paraqesë si realitet një histori të dhimb- shme, se gjoja, në varrezën e vjetër të fshatit Kosinë, bëheshin zhvarrime të paligjshme në varret e banorëve të vjetër të fshatit, eshtrat e të cilëve disa i shisnin si eshtra ushtarësh grekë. Por për këtë ngjarje ekziston një vendim i Pro- kurorisë së Rrethit Gjyqësor të Përmetit, i marrë pesë vjet më parë, që vë në vend të vërtetën. Prokurorja, znj. Silvana Pani, pasi mori në shqyr- tim të gjitha të dhënat në lidhje me ngjarjen dhe përfundimet e ekspertizës mjeko-ligjore, shpalli me shkrim se “nga hetimet rezulton se gjatë gër- mimeve të kryera në territorin e kishës së Shën Marisë të fshatit Kosinë, nuk janë kryer vepri-
me, të cilat ulin respektin ndaj të vdekurve”. Gji- thashtu, në këtë vendim thuhet se “qëllimi krye- sor i këtyre zhvarrimeve ka qenë ‘jo dhunimi i varreve’, por nxjerrja e eshtrave të ushtarëve grekë të rënë në këtë territor gjatë luftës italo- greke, në vitet 1940-1941″. Nga hetimet e pro- kurorisë u provua se në rastin konkret mungojnë si ana e elementit objektiv ashtu edhe e atij sub- jektiv të figurës së veprës penale të dhunimit të varreve. Për këtë arsye organi i Prokurorisë ve- ndosi edhe pushimin e procedimit penal kundër atë Vasil Thomollarit (shih bashkëngjitur edhe vendimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor, Për- met nr. 32/27.05.2006 për pushimin e çështjes). Me gjithë këtë vendim të organit të Prokurorisë shqiptare, z. Budina guxon, me para të shtetit shqiptar, ta hedhë poshtë dhe të imponojë me anë të filmit kinematografik (sipas kritikëve, të një cilësie të dobët), një histori të gënjeshtërt që fyen pa drojë të gjallë e të vdekur dhe jo ve- tëm Kishën Orthodhokse, por edhe më gjerë popullin e Shqipërisë.
Për xhirimin e këtij filmi u bë një sakrilegj i frikshëm. U përdhos vendi i shenjtë i kishës hi- (vijon në faqen 4)
Komitetit Shtetëror për Kultet
Filmi “Ballkan Bazar”
cenon figurën e klerikut orthodhoks shqiptar
– Si është e mundur të lejohet që me paratë e taksapaguesve shqiptarë dhe italianë të financohet një film
që shpif kundër një komuniteti fetar dhe cenon harmoninë fetare me të cilën mburremi të gjithë –
(vijon nga faqja 3)
storike të Fjetjes së Hyjlindëses (shek. 10-të), në fshatin Labovë e Kryqit, madje edhe Altari i Shenjtë. Regjisori pohon faktin se “kisha e Labo- vës përbën një monument të kulturës së Shqipë- risë” dhe se brenda saj nuk kryhen meshë. Bë- het fjalë për një justifikimjo vetëm të gënjeshtërt, por edhe mendjengushtë… Siç deklarojnë bano- rët e fshatit, kisha në fjalë përdoret për kryerjen e Mistereve të Shenjta dhe të shërbesave të tjera të Kishës Orthodhokse dhe është restauruar në vitet e fundit me shpenzimet e Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë. Kush ia ka thënë z. Budina se kur një kishë është monument kultu- re, resht së qeni vend i shenjtë kulti ndaj të cilit duhet pasur respekt absolut?! Këtë vend të shenjtë kulti, që e respektuan për 10 shekuj gje- nerata njerëzish, madje edhe ata që jetuan në regjimet më armiqësore, ndërsa tani, në vitin 2011 vjen një regjisor shqiptar që banon në Itali për ta përdhosur, me paratë e Ministrive të Kultu- rës të Republikave të Shqipërisë dhe të Italisë.
Protestojmë me forcë ndaj organeve për- gjegjëse të Ministrisë së Kulturës të Shqipërisë, sepse i dhanë lejen zotërisë së lartpërmendur të xhirojë, brenda vendit të kultit, filmin e tij fyes për Kishën Orthodhokse, i cili ekspozon për keq
në përgjithësi fenë në Shqipërinë moderne. De- noncojmë në të njëjtën kohë shkeljen e qartë të Ligjit 10057/22.1.2009 (Marrëveshja midis Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipë- risë dhe Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqi- përisë për rregullimin e marrëdhënieve të ndër- sjella). Ligji, në nenin 23, paragrafi 2, thotë: “Shteti mund të marrë në përdorim një objekt të kultit vetëm për interesa madhore dhe vetëm pasi të ketë marrë paraprakisht pëlqimin e Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë”. Sigurisht nuk përbën “interes madhor” të bësh qesharak një prift orthodhoks shqiptar. As nuk u mor paraprakisht “pëlqimi” i Kishës Ortho- dhokse Autoqefale të Shqipërisë.
Për më shumë rikujtojmë se në po të njëjtin nen, paragrafi 1 thuhet se: “Objektet e kultit që kanë statusin e monumentit të kulturës t’i kthe- hen në pronësi Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë dhe do të mbrohen e trajtohen nga ligji për trashëgiminë kulturore”. Kanë kaluar dy vjet nga hyrja në fuqi e ligjit dhe Ministria e Kulturës, në vend të kthimit të këtyre vendeve të kultit, ua jep regjisorëve që synojnë minimin e autoritetit të Kishës Orthodhokse të Shqipërisë. Këtu duhet të theksojmë se ky film ua ka kaluar në shumë aspekte edhe filmave më ekstremistë
propagandistikë kundër fesë që u bënë në pe- riudhën e sistemit ateist.
Në mbyllje, lutemi që Komiteti Shtetëror për Kultet: a) t’ua bëjë të ditur protestën tonë or- ganeve shtetërore që mbështetën dhe financuan këtë film plot shpifje b) të kujdeset për shma- ngien e shtrembërimeve të tilla në të ardhmen c) të përkujdeset për zbatimin e Ligjit 10057/ 29.1.2009, për mbrojtjen e vendeve të shenjta të kultit dhe për kthimin e tyre te Kisha Ortho- dhokse që i ka krijuar dhe së cilës i takojnë.
Në fund, është trishtues, dhe për imazhin e vetë Shqipërisë, fakti që ky film është shfaqur tashmë në Festivalin e Sofjes dhe siç është bërë e ditur, regjisori synon ta prezantojë edhe në ve- nde të tjera evropiane. Për këtë arsye, do ta bëjmë të njohur këtë protestë edhe në organizmat fe- tarë ndërkombëtarë, anëtare e të cilëve është dhe Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë.
E konsideruam se jemi të detyruar t’ju dër- gojmë këtë protestë, meqë fyerja sarkastike e klerikëve të një komuniteti tradicional fetar të Shqipërisë nuk përbën shprehje kulture që me- riton financimin nga fonde publike. Përkundrazi, filmi “Ballkan Bazar” fyen vendin dhe nxin ikonën kulturore të shoqërisë shqiptare, madje në një kohë kur Shqipëria ka si qëllim integrimin e saj në Bashkimin Evropian.
Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë
Me urdhër të Sinodit të Shenjtë
Kryesekretari
Protopresviter Jani Trebicka
Bashkëngjitur po ju dërgojmë:
Vendimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor, Përmet.
Protestën e 145 klerikëve të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë.
Protestën e klerikëve të Mitropolisë së Shenjtë të Gjirokastrës.
Deklaratën e besimtarëve të enorisë së Fjetjes së Hyjlindëses, në Labovë të Kryqit.