Kisha mori pjesë në Panairin
“Gjithçka për fëmijët”
Kisha jonë Orthodhokse
mori pjesë në “Panairin e
Fëmijëve 2011”, në Pallatin
e Kongreseve në Tiranë.
Në një stendë të larmi-
shme, fëmijët dhe prindërit
e tyre nuk kishte si të mos
ndalonin për të parë nga
afër jetën e gjallë të fëmijë-
ve të Kishës sonë dhe sa ajo
ka ofruar e ofron për fëmi-
jët pa dallim fetar dhe nivel
ekonomik. E gjithë kjo ishte
pasqyruar thjesht, bukur
përmes posterave të më-
dhenj dhe sloganit “Për një
shoqëri me dashuri dhe
shpresë”, prezantimit audio-
viziv në kompjuter, fletush-
kave informuese, botimeve
kishtare për fëmijë, punime-
ve të tyre të këndshme, du
ke treguar njëra pas tjetrës
pjesë nga jeta e fëmijëve në
kopshtet dhe shkollat e Ki-
shës, aktivitete të ndryshme,
punime dore, krijimtari etj.
Grupi organizator i prezan-
timit kishtar në këtë panair
u shpreh i kënaqur për inte
resimin dhe vullnetin pozitiv
të shumë fëmijëve (ortho-
dhoksë dhe jo orthodhoksë),
të cilët panë nga afër punën
e jashtëzakonshme që ësh-
të kryer në këto vite nga Ki-
sha Orthodhokse dhe Krye-
bariu i saj, Fortlumturia e
Tij Anastasi.
Panairi “Gjithçka për
fëmijët” u organizua nga
Dhoma e Tregtisë dhe Indu-
strisë, Tiranë dhe Smart
Advertising nën kujdesin e
znj. Liri Berisha, Presidente
e Fondacionit “Fëmijët
shqiptarë”, me mbështetjen
e Ministrisë së Arsimit, të
UNICEF dhe të Qendrës
Kulturore Kombëtare të
Fëmijëve.
Qëllimi i këtij aktiviteti
është të forcojë konceptin
te prindërit, mësuesit dhe
shoqëria në përgjithësi, se
zhvillimi i shëndetshëm i
fëmijëve është investim për
të ardhmen e familjes dhe
të shoqërisë shqiptare. Ai
përfundoi më 3 qershor.