EmailFacebookKontakt

O Shpirt i Shenjtë, falna frymë të re dhe fuqi

t Anastasi,

Kryepiskop i Tiranës, Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë

MESAZHIIPENTIKOSTISË 2011*

“Do të merrni fuqi, kur të vijë Shpirti i Shenjtë mbi ju” (Vep. 1:8)

Premtimi i Krishtit të Ngjallur para Ngjitjes së Tij në Qiell, u rea- lizua në ditën e Pentikostisë, me dy forma fuqish: me oshtimën e një ere, “që fryn me fuqi” dhe “me gju- hë si prej zjarri”. Ardhja e Shpirtit të Shenjtë kapërcen çdo lloj mu- ndësie përshkrimi (prandaj edhe Ungjillori Lluka përdor fjalët “si” dhe “porsi”).

Era e fortë ripërtërin plotësisht tërë atmosferën, krijon klimë të re dhe ofron një ambient jetëprurës frymëmarrjeje e zhvillimi. Sikurse kjo energji “mbushi të gjithë shtë- pinë që ishin duke ndenjur”, nxë- nësit zhyten brenda saj, pagëzohen në këtë energji hyjnore, siç e kishte paralajmëruar Zoti. “Ju do të pagë- zoheni me Shpirt të Shenjtë, jo shu- më ditë pas këtyre” (Vep. 1:5).

“Gjuhët si prej zjarri” simbo- lizojnë formën e fuqisë tjetër. Bë- het fjalë për një shfaqje të energjisë së pakrijuar të Perëndisë. Zjarri djeg, ngroh, ndriçon. “Si” zjarr, Shpirti i Shenjtë vepron brenda botës, duke djegur çdo gjë që ësh- të e pavlerë dhe e rrezikshme, duke ngrohur, duke ngushëlluar, duke fuqizuar. Shpirti i Shenjtë do të mbetet kurdoherë burimi i ndriçi- mit, duke zbuluar të vërtetën për misterin e Trinisë së Shenjtë, por edhe të ekzistencës njerëzore.

* * *

Shpirti i Shenjtë vjen në një çast kur “ishin të gjithë me një zemër në një vend” (Vep. 2:1), gjatë një të kremteje falënderimi, në Pentiko-

sti. Vjen në mbledhjen e besimta- rëve – ishin “të mbledhur atje rreth njëqind e njëzet vetë” (Vep. 1:15) – për ta transformuar në Kishë të Perëndisë Triadik. “Era e fortë” nuk vjen nga ndonjë drejtim tokë- sor, por “nga qielli” ku ndodhet “Ati që është në qiej”. Prania e zjarrtë ndahet në gjuhë zjarri “mbi secilin prej tyre”. Kështu zbulohet marrëdhënia e drejtpërdrejtë e Shpirtit me Fjalën e Perëndisë, por

edhe karakteri personal i dhuratës së Tij. Shpirti do t’u shfaqënjerëz- ve Krishtin si Zot dhe Shpëtimtar (1Kor.12:3). Ai do të transmetojë hirin e Tij në zemrën njerëzore. Shpirti i Shenjtë vazhdon në kohë dhe në vend veprën shpëtimtare të Krishtit, duke rrezatuar pareshtur energjinë hyjnore, me mënyra ori- gjinale, shpesh të pakapshme nga mendja e njeriut. “Shpirti ku të dojë fryn” (Jn. 3:8).

Fuqia, që marrin nxënësit në Pentikosti, me ardhjen e Shpirtit të Shenjtë, nuk ka të bëjë vetëm me zhvillimin dhe lartësimin e tyre shpirtëror. Nuk bëhet fjalë për ndriçim individual, për një ekstazë gjendjeje lumturie që ta shijojnë të vetëm. Ofrohet për transmetimin e ungjillit të shpëtimit në tërë bo- tën, që të vazhdohet vepra e trans- formimit të botës, të cilën e nisi Krishti. “Do të merrni fuqi, kur të vijë Shpirti i Shenjtë mbi ju, dhe do të më jeni dëshmitarë edhe në Jerusalem, edhe në gjithë Judenë, edhe në Samari, edhe deri në fund të dheut” (Vep. 1:8). Nxënësit që pak më parë ishin të frikësuar, shndërrohen në apostuj të guxim- shëm, që të vazhdojnë veprën e Krishtit në botë. Dhe Kisha bëhet në këtë mënyrë përgjithmonë “apostolike”.

* * *

Dëshira e fortë e besimtarit ësh- të të bëhet tempull i Shpirtit të Shenj- të, të përsoset personaliteti i tij me pjekjen përbrenda tij të fryteve të Shpirtit të Shenjtë (Gal.5:22). Që të bëhet në vazhdim edhe ai vetë mbartës i Shpirtit të dashurisë, të së vërtetës, të shenjtërimit, të paj- timit në ambientin e tij, të afërm dhe të largët, të kontribuojë në një ripër- tëritje të vazhdueshme të njerëzimit.

Çdo kremtim i Pentikostisë of- ron një mundësi të re për çdo ko- munitet kishtar dhe për secilin nga ne, që të përjetojmë, në mënyrë (vijon në faqen 2)

O Shpirt i Shenjtë, falna frymë të re dhe fuqi

(vijon nga faqja 1)

eukaristike dhe lavdëruese ardhjen dhe dhu- ratën e Shpirtit të Shenjtë, që të ripërtërijmë besimin në fuqinë e Tij dhe ta lusim me tërë intensitetin e shpirtit tonë:

Shpirt i Tërëshenjtë, “eja dhe qëndro në ne dhe pastrona nga çdo njollë”.

Fuqizo guximin dhe vendosmërinë tonë.

Ripërtërije dhe fal frymë e fuqi të re në Kishën, që ndodhet brenda në botë.

Dhe jepna fuqi të jemi, në botën e sotme plot vuajtje, “dëshmitarë” të Kryqit dhe të Ngjalljes, dëshmitarë të drejtësisë, paqes dhe shpresës.

12.6.2011

ir=

* Mesazhi i Pentikostisë (2011), që u hartua nga Kryepiskopi Anastas, u nënshkrua dhe nga shtatë presidentët e tjerë të Këshillit Botëror të Kishave. Ai u botua në anglisht, frëngjisht, spanjisht dhe gjermanisht dhe u dërgua në 349 kisha dhe komunitete kishtare, në 110 vende, në pesë kontinente, të cilat janë anëtare të këtij organizmi ndër të krishterë.