EmailFacebookKontakt

Vizita urimi në Kryepiskopatë

Vizita urimi në Kryepiskopatë
Të dielën e Pashkëve, në Kryepiskopatën e Shenjtë u bënë shumë vizita urimi
nga personalitete, diplomatë, përfaqësues të komuniteteve të tjera fetare, intelektualë
të njohur dhe besimtarë. Erdhën për të uruar edhe Presidenti z. Bamir Topi, Kryetarja
e Kuvendit, znj. Topalli etj.
Pas shprehjes së mirëseardhjes nga ana e Kryepiskopit Anastas, z. Topi do të thosh-
te ndër të tjera: “…Më lejoni të vlerësoj gjithashtu rolin Tuaj të vyer në krye të Ki-
shës Autoqefale Shqiptare. Misionin tuaj të ekuilibruar që është besoj një nga ti-
paret karakteristike të atyre që drejtojnë religjionet, duke i dhënë jo vetëm kontri-
butet personale, por duke kontribuuar ndjeshëm bashkë me përfaqësuesit e tjerë të
klerit shqiptar në të gjithë jetën shqiptare, e cila në momente të caktuara ka qenë
edhe e komplikuar.”