EmailFacebookKontakt

Vietnam – Represion i dhunshëm ndaj të krishterëve

Vietnam
Represion i dhunshëm ndaj të krishterëve

Forcat ushtarake sulmuan disa mijëra të krishterë hong (një mino- rancë etnike, që banojnë pranë ku- firit me Laosin), të cilët kërkonin reforma dhe respektimin e lirisë fe- tare. Protesta u shtyp me gjak, duke vrarë 49 vetë dhe plagosur qindra të tjerë. Janë kryer edhe qindra arrestime dhe janë zhdukur disa persona, për të cilët dyshohet se

mund të jenë vrarë.

Ngjarjet ndodhën më 30 prill, kur rreth 850 hong u mblodhën për t’u lutur dhe për të kërkuar reforma e liri fetare. Manifestimi u ndërpre nga ndërhyrja shumë e dhunshme e ushtrisë dhe forcave të sigurisë. Në zonë është ndërprerë furnizimi me energji elektrike dhe çdo ndër- lidhje.