Etiopi
Përndjekje ndaj të krishterëve
në zonat ku janë në minorancë
Mijëra të krishterë janë detyruar të lënë shtëpitë e tyre në Etiopinë Pe- rëndimore, pasi ekstremistët mys- limanë dogjën 50 kisha dhe qindra shtëpi. Ata vranë të paktën një të krishterë dhe plagosën dhjetëra të tjerë. Dhuna nisi pasi një i krishterë u akuzua pa prova se kishte fyer Kuranin (skenar që po përsëritet shpesh kohët e fundit nga ekstre- mistët islamikë).
Kjo pason shumë akte të tjera dhune, të ndodhura në një vend ku myslimanët janë vetëm 1/3 e po-
pullsisë, por në disa zona përbëjnë 90 për qind të banorëve. Një prej tyre është Besheni, ku në nëntor të gjithë banorët e krishterë gjetën para shtëpive paralajmërime që të kon- vertoheshin në myslimanë ose të linin qytetin, ndryshe do të vriteshin dhe shumë raste të ngjashme.
Në vitin 615, mbreti i krishterë i Etiopisë, do strehonte myslimanët e ikur nga Arabia, ku në atë kohë persekutoheshin, duke fituar mirë- njohjen e tyre. Që pas 14 shekujsh po shpërblehet në këtë mënyrë!?