EmailFacebookKontakt

Shohim Krishtin e Ngjallur

Besimtarët orthodhoksë të qy- tetit të Tepelenës kremtuan me gë- zim Pashkën e Madhe.

Të veshur me rrobat më të mira, me gëzim në zemër dhe me Dritën e Pashkës në shpirt e në sy ata ndo- qën Liturgjinë Hyjnore në kishën e re të Apostujve Thoma e Joan, e cila ndriçohej nga qirinjtë e llambadhet që besimtarët i mbanin në duar. Liturgjinë e drejtoi atë Nathanaili. Kur ai lajmëroi “Krishti u Ngjall!”, buçitën me hare zërat e besimtarë- ve “Vërtet u Ngjall!”. Njerëzit për-

qafonin njëri-tjetrin. Ata uronin: “Gëzuar e për shumë vjet Pashkët! Përjetë me Krishtin e Ngjallur!”

Me qirinjtë e llambadhet e Pa- shkës në duar njerëzit u shpërnda- në për të çuar në shtëpitë e tyre Fla- kën e Shenjtë, Dritën e Pashkës, Ngjalljen e Krishtit tonë të dashur.

Atë pasdite të së shtunës atë Nathanaili e kreu Liturgjinë e Pa- shkës edhe në kishën orthodhokse të qytetit të Memaliajt.

Llukan Serafin Stavro