Në datën 5 prill filloi punimet ta- kimi ndërfetar me temë “Shtigjet e mirëkuptimit dhe dialogu: Kontri- buti i feve”. Ky takim u organizua nga “Religions for Peace” dhe nga ECRL (European Council of Religious Leaders). Në këtë takim mo- rën pjesë rreth 70 përfaqësues nga vende të ndryshme të botës, si Franca, Belgjika, Gjermania, Anglia, Bosnja, Rumania, Polonia, Italia, Shqipëria, Bullgaria, Kirgistani etj. Pjesëmarrësit ishin nga besime të ndryshme.
Shqipëria në këtë takim ishte për- faqësuar nga katër vetë, dy nga ko- muniteti mysliman, një nga komu- niteti orthodhoks dhe nga sekretari i përgjithshëm i Këshillit Ndërfetar të Shqipërisë.
Mikpritja u organizua nga Bash- kia e Roveretos dhe teatri i Trentos. Ata paraqitën një shfaqje të titulluar: “La cita invisibile” (Qyteti i paduk- shëm), e cila tregonte gjithë histori-
në e artit dhe punimeve artizanale të këtij qyteti.
Të nesërmen vijuan takimet dhe referatet në përkujtim të Don Silvio Frankut, i ndarë nga jeta 10 vjet më parë. Programi vazhdoi me ndarjen në grupet e paracaktuara ku edhe
u diskutua raporti i tre viteve të fu- ndit dhe sfidat konkrete për të ardh- men. Aty u nënvizua fakti se drejtu- esit fetarë kanë një rol shumë të rë- ndësishëm në jetën shoqërore të vendit dhe duhet të ngrenë zërin tek autoritetet vendimmarrëse për
të mirën e shoqërive, e minoriteteve dhe njerëzve në nevojë.
Në programin e datës 7 prill ishte edhe prezantimi i këshillave ndërfetarë të formuar në vende të ndryshme, ku ndër të tjera u pre- zantua edhe një video e krijimit të Këshillit Ndërfetar të Shqipërisë. Në mbrëmje u dorëzuan diplomat e 15 studentëve të një programi stu- dimesh online, që ishte zhvilluar gja- të një viti me studentë nga disa ve- nde të botës. Këto studime ishin fo- kusuar mbi diversitetin dhe kupti- min e çdo besimi fetar.
Mbyllja e këtij aktiviteti ishte i veçantë, sepse u bë nën tingujt e kambanës së të rënëve, e cila ish- te realizuar me bronzin e topave të luftës dhe ishte kthyer në tingullin dhe simbolin e paqes. Ajo binte 100 herë çdo mbrëmje në orën 2130, si kujtim i të rënëve në luftë dhe thirrje si për paqe në të gjithë botën.
Spiro Topanxha