Ngjitja e Zotit Jisu Krisht në Qiej
Nga Shën Joan Gojarti
[…] Cila është festa që po kremtojmë? Madhështore është, vëllezërit e mi të shtrenjtë, është përmbi gjithë mendimet e njeriut, dhe vërtet e denjë për bujarinë e Perëndisë, i Cili është edhe autori. Pikërisht sot, Perëndia u pajtua me gjininë njerëzore; pikërisht sot, armiqësi e vjetër dhe një luftë e gja- të pushuan; pikërisht sot, u përfor- cua për ne kjo paqe e admirueshme, që kurrë nuk do ta kishim shpre- suar.[…]
[…] Në këtë ditë, Jisu Krishti la tek Ati premisat e natyrës sonë, të cilën kishte marrë. Dhe si në një arë mbuluar me të korra të pasura, marrim kallinj, thurim kurorë dhe ia dhurojmë Perëndisë, e përmes kësaj blate të parëndësishme të pa- përfillshme tërheqim bekimin e Tij mbi gjithë arën: kështu dhe Jisu Krishti, me mishin e Tij unik të cilin veshi, dhe përmes premisave të thje- shta të natyrës sonë, e bekoi mbarë gjindjen e njerëzve. […]
[…] Megjithatë, si do të shprehe- shim për këtë ne të marrët, të zhve- shur nga kuptimi dhe arsyeja, më të pandjeshëm se guri, të ligj dhe të degraduar, poshtë tërë krijesa- ve? Si do ta paraqes mendimin tim? Natyra jonë që u robërua dhe ra poshtë gjithë qenieve, nga vesi i arsyes dhe i ndjenjës, u lartësua sot mbi të gjithë. Engjëjt dhe krye- engjëjt kanë parë sot atë që do dë- shironin të shihnin prej kohësh: natyrën tonë ulur mbi fronin e Mbre- tit sovran, që shkëlqen nga lavdia dhe feks me bukuri të pavdekshme. Atje, atje është mrekullia pas së ci- lës engjëjt dhe kryeengjëjt psherëti- nin prej shumë shekujsh. Tani gë- zohen me lartësimin tonë, ata që ishin të hidhëruar më parë me dë- nimin tonë […]
[…] Ja përse engjëjt shfaqen, edhe kur Jisu Krishti vjen në botë, edhe kur Ai ngjallet, dhe sot që ngji- tet në qiell: dy burra, thotë Ungjilli, u shfaqën të veshur me të bardha, që lajmëronin gëzimin e tyre për- mes bardhësisë së veshjeve të tyre, u thanë apostujve: O burra Galile- as, pse rrini e vështroni në qiell? Ky, Jisui që u ngjit që prej jush
në qiell, do të vijë kështu, siç e patë atë duke shkuar në qiell (Vep. 1.10-11).
[…] Përse i thonë këto fjalë? Mos ndoshta dishepujt nuk kishin sy? Mos ndoshta nuk shikonin asgjë nga ajo që po ndodhte? Ungjillori nuk thotë që ata e panë të ngjitej në qiell. Përse engjëjt vijnë t’u tho- në se Ai u ngjit në qiell? Për dy ar- sye: e para, pasi dishepujt ishin vazh- dimisht të pikëlluar kur mendonin se do të ndaheshin nga Jisui. Asnjë nga ju, u thotë Biri i Perëndisë në Ungjill, asnjë nga ju s’më pyet: Ku shkon? Po sepse jua fola ju- ve këto, hidhërimi mbushi zemrën tuaj (Jn. 16.5-6). Kur ndahemi ne nga miqtë dhe nga prindërit tanë me shumë vështirësi, aq më tepër, dishepujt që panë Shpëtimtarin e tyre, një Atë të butë dhe të dhemb- shur, një Mësues plot kujdes dhe mirësi, si nuk do të hidhëroheshin kur të ndaheshin? Si nuk do të
ndienin dhimbje të thellë? Engjëjt u shfaqën për t’i ngushëlluar nga ndarja e dhimbshme, nga shpresa e një kthimi të këndshëm: Ky Jisu, thonë ata, që po ju lë u ngjit në qiell, do të vijë sikurse dhe u ngjit. Ju hidhëroheni se Ai u ngjit në qiell, por mos u hidhëroni më, përderisa Ai do të vijë. Kur Eliseu shikonte mësuesin e tij të braktiste tokën, grisi rrobat e tij, sepse, pa dyshim, askush nuk erdhi t’i thoshte se Ilia do të kthehej; pra që dishe- pujt e Jisuit të mos hidhëroheshin, si në rastin e Ilias, engjëj erdhën t’i ngushëllonin ata. Kjo ishte arsyeja e parë për të cilën engjëjt u shfa- qën. Arsyeja e dytë janë fjalët: Ky Jisu që u ngjit në qiell. Le ta shpje- gojmë pak këtë arsye. Ai u ngjit në qiell, dhe meqë distanca ishte e pafundme, shikimi i tyre nuk arrinte të shihte aq larg. Si një shqiponjë që fluturon në lartësi, Ai u ngrit edhe më lart, pastaj u zhduk nga
...dhe ndërsa po i bekonte, u nda prej tyre dhe e morën lart në qiell. Dhe ata, pasi e adhuruan, u kthyen në Jerusalem me gëzim të madh... (Lluka 24:51-52) U ngjite në lavdi, o Krisht Pe- rëndia ynë dhe u gëzuan nxë- nësit e tu nga premtimi i Shpir- tit të Shenjtë dhe me bekimin u siguruan se Ti je Biri i Perë- ndisë, Shpëtimtari i Botës! (Përlëshorja) shikimi i tyre: gjithashtu, sa më shumë ngji-tej trupi i Jisu Krishtit, aq më shumë zhdukej nga sytë e dishepujve. En-gjëjt që u shfaqën, u mësuan atyre se Ai u ngjit vërtet në qiell. Ja përse ata shtojnë: Ky Jisu, që po ju lë, u ngjit në qiell, fjalë që nuk i thanë rastësisht. Le të ngrihemi pra, dhe le t’i mbajmë sytë e shpirtit tonë drejt kthimit të Shpëtimtarit tonë: Që kur të jepet shenja, thotë shën Pavli, nga zëri i kryeengjëllit, Zoti vetë do të zbresë nga qielli. Dhe ne që jemi të gjallë, që kemi mbetur këtu poshtë deri atëherë, do të transportohemi në re për të shkuar para Zotit, në mes të erë- rave, por jo të gjithë. Për t’ju bindur që jo të gjithë do të transpor- tohemi në re, por disa do të ngrihen në ajër, dhe të tjerët do të mbeten, ja çfarë thotë Jisui: Atëherë dy veta do të jenë në arë; njëri merret dhe tjetri lihet. Dy gra do të bluaj- në në mulli; njëra merret dhe tje- tra lihet; dy njerëz do të jenë në të njëjtin shtrat, njëri merret dhe tje- tri lihet (Matth.24.40,41). Ç’kup- tim ka kjo enigmë? Ç’do të thotë ky mister i fshehur? Me mulli Jisu Krishti nënkupton të gjithë ata që jetojnë në varfëri dhe në mundim; me shtrat dhe prehje, nënkupton ata që jetojnë në pasuri e ndere: dhe duke dashur të na tregojë se mes të varfërve disa do të shpëtohen, të tjerët do të humbasin, ai thotë se nga dy gra që bluajnë në mulli, njëra merret dhe tjetra lihet, ai e thotë këtë duke dashur të kuptojnë se mëkatarët do të lihen për të pri- tur ndëshkimin e tyre, ndërsa të drej- tët do të transportohen në re. [...] Përktheu Eleni Pani Marrë nga www.orthodoxe- ordinaire.blogspot.com