NDIHEMI TË FYER NGA
KEQTRAJTIMI I KISHËS SONË
– Nga një deklaratë e besimtarëve të Enorisë së
Lindjes së Perëndilindëses, Labovë e Kryqit –
Ne besimtarët Orthodhoksë, që përbëjmë Enorinë e
Lindjes së Perëndilindëses, në Labovën e Kryqit, të shqe-
tësuar nga sa thuhen dhe që kanë ndodhur në lidhje me
qendrën tonë të adhurimit, d.m.th. me Kishën tonë ma-
dhështore dhe të lashtë dëshirojmë të theksojmë se:
së pari, është gënjeshtër ajo që përhapet nga ana e
realizuesve të filmit “Ballkan Pazar”, të cilët e keqpërdo-
rën Kishën tonë dhe tani përpiqen të thonë se ajo është e
braktisur dhe se nuk përdoret. Përkundrazi, kjo është Kisha
në të cilën ne jetojmë të gjithë besimin tonë Orthodhoks.
Aty, nën kujdesin e Mitropolisë, kemi prift dhe kryejmë
Liturgjitë tona, pagëzimet dhe varrimet e personave të
dashur. Aty përjetuam edhe sivjet Ngjalljen e Zotit.
sëdyti, e konsiderojmë fyerje dhe sakrilegj të rëndë më-
nyrën se si e përdorën Kishën tonë. Ajo është vend i shenjtë
dhe si i tillë nuk mund të keqpërdoret. Askush s’e ka të drej-
tën që të hyjë në hierore dhe madje i veshur si prift.
së treti, ne kërkojmë ndjesë publike nga ana e reali-
zuesve të këtij filmi për çka kanë bërë me Kishën tonë.
Ne do të vazhdojmë të ngulim këmbë se sjellja e produ-
centëve ishte arrogante, sepse ne që përbëjmë komunitetin
e kësaj enorie të shenjtë nuk u pyetëm dhe nuk u përfillëm.
Do të vazhdojmë të ngremë zërin tonë, se jemi në të
drejtën tonë dhe do të këmbëngulim se jemi nëpërkëmbur
nga ajo çka ka ndodhur.
Labovë e Kryqit, më 27 prill 2011