Pazari i urrejtjes!
Pashkët e këtij viti patën edhe një “përshëndetje”
të veçantë: filmin “Ballkan Bazar”. Një rezultat i urrej
tjes, verbërisë, paragjykimit, injorancës, dasisë krahi-
nore dhe fetare e deri rajonale.
Filmi në çdo çast të tij të kthen në mentalitetin dhe
praktikën e persekutimit ateist, kur kleriku ishte armiku
që duhej denigruar, poshtëruar, përndjekur, demaskuar,
mbajtur sa më larg.
Por ka fakte më skandaloze. Filmi ka pasur mbë-
shtetjen e Ministrisë së Kulturës, e cila vetëm dy vjet
më parë nënshkroi marrëveshjen me Komunitetin Or-
thodhoks në emër të Shtetit Shqiptar!!! Madje dhe të
një shteti të krishterë, Italisë, që e ka të shenjtë lirinë
fetare (të paktën në truallin e vet).
Dhe më keq akoma, me lejen e kësaj Ministrie u
krye akti i turpshëm i përdhosjes së një kishe historike
Orthodhokse njëmijëvjeçare, në Labovën e Kryqit, për-
kohësisht në administrimin e shtetit si monument.
Por të gjithë këta “bashkautorë”, harrojnë se harmo-
nia fetare është një fakt që buron nga bashkëjetesa kon-
krete, e përditshme. Nëse një komponent të kësaj ba-
shkëjetese e fyen, e denigron, i përdhos objektet e kultit
dhe klerikët, e keqtrajton në media me gjuhën e urrej-
tjes, ajo cenohet rëndë dhe pasojat ndihen më pas.
Ndaj, të gjithë duhet të reflektojnë sa nuk është vonë
dhe jo të mbajnë fjalime boshe për paqe e harmoni, të
cilat i shkelin me të dyja këmbët me veprimet që bëjnë.
Th. Dh.