EmailFacebookKontakt

Restaurimi i mozaikut të kishës “Fjetja e Hyjlindëses” në Kakome

Bashkë me restaurimin e përgjithshëm të manastirit të Hyjlindëses në Kakome u restaurua plotësisht edhe piktura e kishës së këtij ma- nastiri. Sipas mbishkrimit, kisha është pikturuar në vitin 1672 nga piktor Mihali nga Zerma, i njëjti mjeshtër që ka pikturuar dhe në ki- shën e manastirit të Kame- nos, pranë Delvinës.

Pavarësisht statusit të saj, që ka qenë monument kulture i shpallur shumë herët dhe duhet të ishte i mbrojtur nga shteti, ky afresk është dëmtuar sistemati- kisht. Përveç faktit që nuk është mirëmbajtur nga ana strukturore dhe arkitekto- nike edhe gjithë ujërat nga çatia e dëmtuar rridhnin në faqet e pikturës, duke e dëmtuar atë, kësaj i shtohej dhe dëmtimi mekanik, pasi ushtarët e reparteve afër manastirit gdhendnin, sido- mos gjatë viteve ‘80, në pelikulin e pikturës të gjithë emrat e mundshëm dhe vi- tet kur ata kryenin ushtrinë.

Të gjitha këto dëmtime e vështirësuan shumë shka- llën e ndërhyrjes për resta- urimin e këtij afresku. Janë

dashur dhjetëra e dhjetëra orë pune dhe përkushtim, por në fund duke eliminuar pothuajse përfundimisht

emrat, blozën e zjarreve të ndezur brenda kishës, gël- qeren deri në lartësinë 2 m të bërë nga besimtarë, du-

ke menduar se po i bënin mirë kishës dhe kripën që ki- shte mbuluar sipërfaqen nga lagështia, tashmë kemi një

afresk totalisht të restau- ruar dhe në një farë mëny- re i është kthyer shkëlqimi i tij i dikurshëm.