Diakonia Agapes vazhdon zbatimin e projektit
“Fuqizmi i grave në zonat ruale”
Që prej tetorit 2010, me mbë- shtetjen financiare të Fondacionit Vodafone – Albania, zyra Diakonia Agapes e Kishës Orthodhokse Auto- qefale të Shqipërisë, zbaton në zo- nat rurale të Librazhdit projektin “Fuqizimi i grave në zonat rurale”.
Duke përfshirë gra të moshës 18-55 vjeç, në aktivitete si takime me tematikë shëndetësore e socia- le, mbështetje dhe përmirësim të in- frastrukturës së qendrave shëndetë- sore të fshatrave, botim i librit “Atje ku nuk ka mjek”, broshurave e fle-
tëpalosjeve, etj. synohet fuqizimi i pozitës së tyre shoqërore dhe eko- nomike.
Aktiviteti më i fundit i organi- zuar me këtë grup është kurse traj- nimi me tematikë bujqësore. Kë- shtu, gra të fshatit Spathar janë njo- hur me informacionet më të fundit lidhur me kultivimin e pemëve fru- tore dhe vreshtarisë. Gjatë këtyre kurseve të drejtuara nga një agro- nom i zonës, pjesëmarrëset kanë diskutuar dhe janë aftësuar për metodat më të reja dhe efikase për
rritjen e prodhimtarisë dhe mëny- rën e ofrimit të produktit për blerë- sit. Përveç informacionit teorik, pjesëmarrëset do të kenë mundësi të vënë në përdorim njohuritë e marra pasi u janë ofruar fidanë (vreshta apo pemë frutore), për të cilat kanë kontribuar financiarisht edhe ato vetë. Duke parë interesin me të cilin ato ndoqën kurset e traj- nimit si dhe motivimin e entuziaz- min me të cilin u angazhuan për të kryer mbjelljet dhe ofruar shërbi-
met ndaj fidanëve të rinj, shpreso- het se aktiviteti do t’ia arrijë qëlli- meve të veta nga të cilat mund të përmendim: ndërgjegjësimin e fermereve për të ofruar prodhime me standarde të larta me qëllim rri- tjen dhe konsolidimin e kushteve ekonomike të familjeve të tyre si dhe rritjen e vetëvlerësimit të këtyre grave fermere për kontributin që ato japin në përmirësimin e ku- shteve të përgjithshme të jetës në familje dhe komunitetet e tyre.