EmailFacebookKontakt

E Diela e Ulokut

E Diela e katërt i kushtohet shërimit të ulokut prej Krishtit (Joani 5). Ky njeri u shërua nga Krishti ndërsa po priste që dikush ta zbriste në pellgun e ujit. Nëpërmjet pagëzimit në kishë, ne gjithashtu jemi shëruar dhe shpëtuar nga Krishti për jetën e amshuar. Kështu, kjo ngjarje na tregon se edhe ne së bashku me ulokun duhet që “të mos mëkatojmë më që të mos na bëhet ndonjë gjë më e keqe” (Joani 5:14).