Të Dielat pas Pashkës
E Diela e Shën Thomait:
Antipashka
Në çdo ditë të javës mbas Pashkës, e quajtur nga kisha Java e Ndritshme, shërbesat pas- kale kremtohen me tërë shkëlqimin e tyre. Pro- cesioni pagëzimor i Pashkës përsëritet çdo di- të. Dyert e Bukura të Hierores qëndrojnë të ha- pura. Gëzimi i Ngjalljes dhe dhurata e Mbre- tërisë së jetës së amshuar vazhdon me bollëk.
E Diela mbas Pashke, e quajtur e Diela e Dytë, është kështu dita e tetë e kremtimit paskal, dita e fundit e Javës së Ndritshme, Prandaj edhe është quajtur Antipashka, sepse vetëm në këtë ditë në Kishën e vjetër, të porsapagëzuarit i hiqnin rrobat e tyre të bardha të pagëzimit dhe hynin përsëri në jetën e kësaj bote.
Në shërbesat e Kishës i vihet theksi shfaqjes së Krishtit tek Apostulli Thoma. Rëndësia e ditës vjen te ne nëpërmjet fjalëve të Ungjillit:
Pastaj i tha Thomait: “Vëre gishtin këtu dhe shiko duart e mia; dhe shtrije do- rën e vëre në brinjën time; dhe mos u bëj i pabesë, por besëtar. Edhe Thomai u përgjigj e i tha: “Zoti im dhe Perëndia im!” Jisui i thotë: “Sepse më pe, beso- ve, lum ata që nuk panë dhe besuan” (Joani 20:27-29).
Ne nuk e kemi parë Krishtin me sytë fizikë dhe as e kemi prekur trupin e Tij të ngjallur me duart tona, por në Shpirtin e Shenjtë ne e kemi parë dhe shijuar Fjalën e Jetës (I Joani 1:1-4) dhe kështu ne besojmë.