EmailFacebookKontakt

E vërteta mbi kishën “Shën Maria e Pazarit” në Përmet dhe fazat e zhvillimit të saj

E vërteta mbi kishën “Shën Maria e Pazarit” në Përmet
dhe fazat e zhvillimit të saj

Ashtu siç kemi pasur rastin të tregojmë edhe më parë, Kisha e Lindjes së Hyjlindëses, në Pazarin e vjetër të Përmetit, ka pasur të paktën katër faza konstruktive. Ndryshimet që iu kryen kishës në këto faza u bënë për të plotësuar nevojat e zmadhimit të ndërtesës kishtare për arsyen e përmasave të vogla. Studimi i arkitekturës së saj është bazuar kryesisht mbi të dhëna të mbledhura në dy ekspe- dita, gjithashtu dhe pas kërkimeve në burime bibliografike dhe doku- mentare.

Fatkeqësisht, nuk disponojmë të dhëna mbi fazën e parë të kon- struksionit të kishës. Sipas traditës vendëse, që transmetojmë duke qe- në të rezervuar, kisha u ndërtua afër viteve 1600 dhe ka qenë e vogël. Sot asgjë nuk ka mbetur nga kjo ki- shë, për të cilën vetëm gërmime ose kërkime sistematike në bibliografi mund të na japin të dhëna të reja.

Zhvillimi i Pazarit të vjetër të Përmetit gjatë shekullit të XIX-të dhe rritja e popullsisë së krishterë që kishin nevojë për kishën, rezul- tuan në zmadhimin gradual të ki- shës. Faza e dytë konstruktive, që përfshinte një zgjerim i kishës, u realizua, siç thamë më përpara në kohën e Mitropolitit të Korçës, Me- letit (1816-1827). Një pjesë e kësaj faze konstruktive ka mundësi të ndodhë nën strukturën e sotme të kishës, ndoshta në anën lindore, ku, pas sondazheve të pjesshme dhe eksperimentale në brendësinë e kishës, u zbuluan gurë të muratu- rës me ngjyrë të ndryshme nga gurë të tjerë të kishës. Sidoqoftë, vetëm

pas gërmimit të suvasë së mureve dhe restaurimit të plotë të kishës, mund ta mbështesim në fakte kon- krete këtë hipotezë.

100 vjet pas fazës së dytë ko- nstruktive, më 1929, ndoshta për arsye të dëmtimeve të shumta të kishës nga djegiet, si ajo midis viteve 1865-1870 dhe sigurisht, për shkak të përmasave të vogla të saj, që nuk krijonin më mundësinë të plotësonte nevojat e shumta të të krishterëve, kisha pati një fazë të tretë konstruktive. Kjo fazë ka qenë një rindërtim komplet i kishës me përmasa madhështore. Në një fotografi të vjetër, të marrë rreth vitit 1930, vërehej kisha përpara fundit të fazës së tretë konstruktive, që sipas vendasve i përkiste vitit 1934. Në atë kohë struktura e pjesës së poshtme e kishës kishte përfundu- ar, por jo pjesa e sipërme e saj.

Megjithatë, ashtu siç paraqitet në disa fotografi të tjera të kishës, të marra pas vitit 1934, kisha para- qitet e përfunduar. Duke u bazuar në të gjitha fotografitë, tempulli duket se ishte i tipit bazilikë, me kupolë, me një kambanore dydime-

nsionale në lartësinë e murit perë- ndimor, me katër kolona qendrore, të cilat ndanin nefin horizontal nga nefi tërthor, ku mbështetej kupola. Ana e veriore e kishës, në pjesën e lartë të saj, kishte një grup drita- resh katrore, poshtë të cilave ndo- dheshin tri dritare të tjera dhe një hyrje, shkalla e së cilës kishte një bazament që duket edhe sot nga jashtë. Muratura e kishës përbëhet nga blloqe të bardha guri, të prerë dhe të përpunuar me mjeshtëri. Gu- rët janë lidhur fort njeri me tjetrin nga një shtresë e hollë gëlqereje. Ky stil murature përdorej shpesh në ndërtesa të arkitekturës neokla- sike të fillimit të shekullit të XX-të. Muratura e këtij stili paraqitet në pjesë të ndryshme të kishës, në mu- rin verior dhe në atë lindor të jash- tëm, por dhe në murin lindor, atë verior dhe jugor të brendshëm. Një çati dyujëse, e ndryshme nga ajo ekzistuesja, mbulonte kishën.

Gjatë Luftës së II-të Botërore, qyteti u dëmtua nga bombardimet. Atëherë, kisha pësoi dëmtime prej 40 m2 muraturë, 60 m2 suva, 25 m2 çati dhe 15 m2 tavan. Mandej,

duket se dëmtimet që pësoi Pazari i Përmetit nga zjarri (ndërtimet e viteve 1865-1870, si dhe më 6 korrik 1943, më 9 tetor 1943, më 9 janar 1944 dhe më 11 qershor 1944), i kishin thelluar dëmtimet e tem- pullit. Si pasojë, kisha kishte nevojë për riparime të mëdha, që, siç du- ket, çuan edhe në zmadhimin e saj me një shtesë në anën perëndi- more.

Më 1963, kur regjimi komunist, kishte filluar gradualisht revolu- cionin e tij kulturor për konfiskimin e shumë kishave në Shqipëri dhe për t’i tjetërsuar, kisha e Lindjes së Hyjlindëses, në Pazarin e vje- tër të Përmetit, u kthye në shtëpi kulture. Ndërhyrjet në skeletin e kishës pas 1963-it përfshinin:

1) Shkatërrimin e pjesës së lartë të kishës (kupola etj). 2) Mbylljen e dritareve dhe hyrjeve origjinale (përveç asaj jugore), me tulla të kuqe dhe hapjen e dritareve dhe hyrjeve të reja. 3) Lartësimin e pjesës lindore të kishës për nevojat e fuajesë (prapaskenës), së teatrit, duke përdorur tulla të kuqe. 4) Futjen

(Vijon në faqen 4)

E vërteta mbi kishën “Shën Maria e Pazarit” në Përmet
dhe fazat e zhvillimit të saj

(vijon nga faqja 3) e një senazhi çimentoje në një pikë të lartë të mureve, për të siguruar qëndrueshmërinë statike të ndërte- sës dhe për të lidhur muraturën me një mënyrë më të fortë.

Pavarësisht nga këto ndërhyrje, një seri faktesh tregojnë se nën pamjen e dukshme të objektit gje- ndet e ruajtur forma origjinale e ndërtimit të kishës. Këto fakte

janë: a) Ekzistenca e fragmentit të kambanores së ngritur në lartësinë e murit perëndimor, që mund të shihet nga zona e katit të dytë, ku qëndronin spektatorët. b) Ekzis- tenca e mureve të kishës që janë të ndryshëm nga muret e shtesave (në gjerësi, në përbërjen e mate- rialeve dhe në stilin e muraturës). c) Ekzistenca në brendësinë e kishës e harkut të pjesës lindore të saj, që është ndoshta fakti më i

qartë i ruajtjes së skeletit të kishës me gjithë punën transformuese që iu bë asaj.

Ndërhyrja më e madhe që u realizua pas vitit 1963 në formën e kishës ka qenë ndërtimi i një shtese komplet të re gjatë murit jugor të kishës. Kjo shtesë u ndërtua me gurë, siç del qartë nga pjesët ku u gërmua suvaja për të krahasuar muraturën e saj me atë të kishës.

Por cilësia e muraturës së shtesave, siç u zbulua, është shumë e dobët në krahasim me atë të kishës. Gu- rët e përdorur janë skalitur trashë, dhe janë vendosur me një mënyrë të palidhur, duke krijuar jo fuga midis tyre, si në muraturën e mure- ve të kishës, por boshllëqe të cilat janë mbushur me një shtresë të trashë llaçi me cilësi jo të mirë. Më tej gjerësia e mureve të tempullit është 90 cm, kurse ajo e mureve të shtresave, të ndërtuara pas 1963, është 60 cm. Të dyja ato shtesa, gjithashtu dhe e treta në lartësinë e pjesës lindore të kishës janë qartë ndryshe nga tempulli në tip, zgjidhje funksionale dhe konstruktive, kom- pozim i pjesëve përbërëse, trajtime arkitektonike dhe dekorative të pjesës së brendshme dhe të jasht- me, siç edhe në stil.

Si monument kulturor dhe fetar, kjo kishë duhet të tërheqë vëme- ndjen tonë, jo vetëm për rivendos- jen e tij në vlerat e vjetra funksio- nale dhe fetare, por edhe për rikon- struksion. Me gjithë ato vlerat hi- storike dhe arkitektonike, kemi mendimin se kisha e Lindjes së Hyjlindëses në Pazarin e vjetër, në Përmet, duhet të konsiderohet jo thjesht si një monument i Përmetit dhe i banorëve të tij, si dhe i gjithë popullit shqiptar apo të atij ballka- nik, por edhe si një monument i pa- surisë botërore kulturore.

Përgatiti:Ark. Rest.
Gentian Stratobërdha