EmailFacebookKontakt

VJEDHJE NË VAZHDIMËSITË KISHAVE ORTHODHOKSE MONUMENTE KULTURE – Vidhet kisha “Fjetja e Hyjlindëses” në Zervat, Gjirokastër

VJEDHJE NË VAZHDIMËSITË KISHAVE ORTHODHOKSE
MONUMENTE KULTURE
Vidhet kisha “Fjetja e Hyjlindëses” në Zervat, Gjirokastër
Kisha e Shën Marisë në Zervat, është vje-
dhur gati tri herë për një periudhë dymujore që
nga dhjetori 2010 deri në fillim të shkurtit 2011.
Kjo kishë ka pësuar një restaurim të plotë para
pak kohësh ku në restaurim janë përfshirë,
përveç anës arkitektonike dhe konstruktive, dhe
restaurimi i plotë i pjesës së artit. Pikërisht ele-
mentët artistikë të kësaj kishe kanë qenë objekt
vjedhjeje, e cila ka nisur me shpërthimin e derës
metalike dhe më pas duke u vjedhur tri herë
rresht janë zhdukur vlera të papërsëritshme, si
të gjitha ikonat e mëdha të ikonostasit, ikonat e
vogla në pjesën e sipërme (baltakini), kryqi mbi
ikonostas, si dhe polieli që varej nga kupola direkt
në qendër të kishës. Polieli përbëhej nga minia-
tura ikonash dhe i pasur me shumë dekoracione
të tjera. Tashmë, çdo gjë që ka mbetur atje për
sa i përket pjesëve të drurit të gdhendur, është
shumë pak nga shkëlqimi i plotë që ajo ka pasur
në momentet pas restaurimit. Fatmirësisht këto
pjesë të dekoracionit, të cilat u rimontuan më
mbrapa pasi u restauruan në vendet e tyre ishin
të ruajtura dhe me kërkesë të vazhdueshme nga
banorët e fshatit ato u restauruan dhe u vunë
në interierin e kishës për t’i rikthyer atij pamjen
e dikurshme.