EmailFacebookKontakt

Afrikë – Manastiri i parë orthodhoks i grave në Uganda

Afrikë

Manastiri i parë orthodhoks i grave në Uganda

Të Dielën e Orthodhoksisë, 13 Mars, Papa dhe Patriarku i Aleksandrisë, Theodhori II, pas përfundimit të Liturgjisë Hyjnore, i shoqëruar nga mitropoliti i Kabalës z. Jona, bir dhe nxënës shpirtëror i Kryepiskopit tonë Anastas, kleri i mitropolisë së Ugandës, përfaqësuesi i komunitetit mysliman dhe shumë besimtarë, shkuan në enorinë e Shën Andonit të Madh të Mondes dhe kryen ceremoninë e themelimit të manastirit të parë në Afrikë, që nderohet me emrin e oshënares, Maria e Egjiptit. Vëllazëria që do të banojë në manastir, përbëhet nga tri murgesha afrikane, që jetuan për dy vjet në manastirin e së Tërëshenjtës së Hrisopigjisë në Hania të Kretës. Patriarku i Aleksandrisë Theodhori, shprehu me këtë rast shpresat dhe ndjenjat e mira e pozitive që krijon themelimi i vëllazërive murgërore në kontinentin afrikan.