Dhuroni gjak
Edhe këtë vit, siç është bërë tash- më traditë prej disa vitesh, studen- tët e Akademisë Teologjike “Ngjallja e Krishtit”, në Shën Vlash të Du- rrësit, bashkë me pedagogët edhe stafin dhuruan gjak për njerëzit në nevojë. Rreth 20 persona u bënë pjesë e këtij akti të madh humanitar, duke kontribuuar sadopak për të aksidentuarit, për fëmijët talasemi- kë, për personat që pësojnë djegie etj, në një kohë kur nevojat për gjak janë 10 herë më të mëdha se sasia e gjakut që dhurohet.
Organizata e Kryqit të Kuq Shqiptar, në bashkëpunim me të ci- lën u bë dhurimi i gjakut, dha infor- macionin e nevojshëm për të gjithë. Kështu, personat e përshtatshëm për të dhuruar janë ata që gëzojnë shëndet të plotë, janë midis moshës
shpëtoni jetë
18-60 vjeç, me peshë trupore mbi 50 kg. Gjithashtu, para se të dhurojë dikush gjak, bëhen disa ekzaminime të nevojshme nga mjeku përgje- gjës, si p.sh. matja e tensionit dhe e hemoglobinës, për të parë nëse dikush mund të dhurojë gjak apo jo. Po ashtu, u tha mjaft qartë se dhurimi i gjakut nuk përbën rrezik për njeriun, sepse sasia që dhurohet zëvendësohet brenda disa ditësh nga vetë organizmi.
Të dhurosh gjak, nuk do të thotë thjesht të japësh shpresë, të japësh jetë, por gjithashtu të ndihmosh veten edhe të tjerët. Edhe Kisha, na inkurajon të bëjmë vepra të tilla dashurie, sepse ne e dimë që çdo të mirë që i kemi bërë dikujt, ia kemi bërë vetë Zotit.
Përgatiti: Gabriela Dalipi