Të dielën e parë të Kreshmës së Madhe kori i studentëve të Qe- ndrës Studentore, Tiranë, psali në kishën e Lindjes së Krishtit, në Shkodër. Së bashku me ta ishte dhe arkimandrit Asti, i cili bashkëmeshoi me atë Nikollën, priftin e kishës. Puna për përgatitjen e korit filloi që para 5 muajsh, ku çdo të enjte studentët mësonin të psalnin Litur- gjinë Hyjnore të përgatitur nga atë Justini.
Predikimin e mbajti atë Asti, i cili ndër të tjera theksoi rëndësinë e besimit që duhet të ketë çdo be- simtar. “Sot është dita të reflektoj-
më sa besim kemi te Zoti dhe sa e jetojmë këtë besim çdo ditë.”
Pas Liturgjisë vizituan kalanë e Shkodrës dhe mësuan më shumë mbi historinë e saj.
Studentët do të vazhdojnë udhë- time të tilla edhe në kisha të tjera, që, duke adhuruar së bashku me komunitetin e zonës, të rritemi më Krishtin në një komunitet dashurie.