E shtuna e parë e Kreshmëve të Mëdha
Mrekullia e Grurit e Shën Theodhorit
Të shtunën e parë të Kreshmëve të Më- dha, Kisha jonë kujton një ngjarje shumë të rëndësishme. Në vitin 361, perandor u bë Juliani, i cili më vonë u quajt apostati, sepse ndonëse ishte rritur i krishterë e mohoi fenë e krishterë dhe filloi të restauronte përsëri fenë pagane. Duke dashur të prishë çdo gjë nga krishterimi, javën e parë të Kreshmës së Madhe, duke filluar nga e hëna, të krishte- rët hanin ushqime të veçanta, të cilët fillonin dhe agjërimin e madh prej 40 ditësh, ai në mënyrë të fshehtë i leu këto ushqime me gjakun e idhujve. Nga sakrificat dhe flijimet qe u ishin bërë idhujve, ai mori gjakun dhe me të spërkati ushqimet, duke kujtuar se kështu do të ndynte kreshmën që mbanin të krishterët.
Shën Theodhori i madh, shenjti të cilin kujtojmë sot së bashku me mrekullinë, iu shfaq në ëndërr patrikut të asaj kohe, Theo- dhosit dhe i tha: “Nga të gjitha ushqimet që
janë atje të mos merrni asgjë, por merrni grurë, ziejeni dhe shpërndajuani besimtarëve”. Dhe ashtu u bë. Dhe Zoti nëpërmjet këtij shenjti i ruajti të krishterët që ta ruanin të pastër kresh- mën e tyre. E shtuna e parë iu kushtua kësaj mrekullie, meqenëse gruri në kuptimin e kri- shterë ishte simboli i ngjalljes. Ashtu si fara e grurit që bie në tokë dhe nuk vdes, edhe pse në dukje duket sikur shpërbëhet dhe vdes, por mbin dhe jep fryte të tjera, ashtu dhe të krishterët, ndonëse do të duket se do të vdesin, por nuk do të vdesin. Ky është besimi i thellë i krishterë. Kjo është arsyeja pse bëjmë grurin si një shenjë, si një simbol i ngjalljes së Krishtit dhe ardhjes së dytë të Tij. Shën Theodhori vdiq si martir, duke dhënë jetën për besimin. Ata u liruan nga pasionet, gjë që na mëson të ndjekim shembullin e tyre. Pikërisht këtë na tregon historia e shenj- torëve dhe martirëve dhe kjo është arsyeja pse i kujtojmë gjatë Kreshmës së Madhe. Kreshma është një përpjekje, një rrugë, një udhëtim mu-
ndimi, është një kërkim për t’u takuar me Zotin ditën e Ngjalljes. Le t’i lutemi Shën Theodhorit të na mbrojë dhe forojë në besim dhe në për- kushtimin ndaj Zotit.