E Diela e Orthodhoksisë
në Kishën “Ungjillëzimi i Hyjlindëses”, në Tiranë
E Diela e parë e Kreshmëve, është e Diela e Orthodhoksisë, një ditë ku ripërtërihet edhe një herë lidhja jonë me Besimin Orthodhoks, besimin e Apostujve, besimin e Etërve. Me këtë rast, në kishën “Ungjillëzimi i Hyjlindëses”, në Tiranë, Liturgjinë Hyjnore e kreu Kryepiskopi i Tiranës dhe i gjithë Shqipërisë, Fortlumturia e Tij Anastasi.