EmailFacebookKontakt

Mesazh i Patriarkut Ekumenik me rastin e Kreshmës së Madhe 2011

Patriarku Vartholome

Vëllezër dhe bij të shtrenjë më Zotin,

Arena e virtyteve është hapur, ata që duan të garojnë mund të hyjnë, duke e zbukuruar veten me betejën e mirë të Kreshmës (Triodhi, E Diela e të Lidhurit të Djathit). Ose e thënë më saktë, arena është përherë e hapur nga koha kur Zoti i tërëmëshirëshëm i lavdisë denjësoi të marrë natyrën tonë njerëzore. Që nga ajo kohë, Ai na fton nëpërmjet Kishës së Tij të marrim pjesë në dhuratat e pafundme të Hirit të Shpirtit të Shenjtë, veçanërisht gjatë periudhës së be- kuar të Kreshmës së Madhe të Shenjtë.

Mirësia e pafund e Perëndisë tonë, që lavdë- rohet me të vërtetë në Trininë, krijoi gjininë njerë- zore vetëm për shkak të dashurisë së Tij që ta bëjë njeriun – sipa shkallës që kjo është e mundur për gjininë njerëzore – të bashkëndajë dhe të marrë pjesë në lavdinë e Tij të shenjtë. Ky është qëllimi ekskluziv i jetës njerëzore në të gjithë she- kujt. Për t’ia arritur këtij qëllimi, Tradita e shenj- të dhe e frymëzuar e Kishës sonë Orthodhokse vjen për të na ndihmuar, për të na mësuar, për të na shpjeguar dhe për të na futur në spektrin e plotë të jetës shpirtërore me mjete të ndry- shme të luftës shpirtërore, në të cilën besimtarët duhet të përparojnë me kurajë.

Beteja shpirtërore duhet të kryhet nga çdo besimtar. Prandaj edhe kërkon që ne ta fillojmë sërish çdo ditë, çdo moment. “Ka ardhur koha për fillimin e betejës sonë shpirtërore, për të mposhtur demonët, për t’u veshur me virtytin,

për të fituar sjelljen e engjëjve e për të fituar afrimitet me Perëndinë. (Lavdërimet, E Diela e të Lidhurit të Djathit). Pikërisht, Kreshma e Madhe përmbledh në vetvete një fillim konstant të rigjenerimit dhe ripërtëritjes shpirtërore. Për këtë arsye himnografi i Triodhit, na orienton në mënyrë të saktë drejt përmbajtjes së saj të vërte- të. Ai deklaron se të kreshmosh vetëm nga ana materiale me disa lloj ushqimesh, nuk të sjell shërim dhe kjo gjë përbuzet nga Perëndia si diçka false. Kreshma ka vlerë, nëse kreshma e ushqimeve shoqërohet nga pastërtia që buron nga heqja dorë prej pasioneve shpirtërore.

Sigurisht, fokusimi i mendjes sonë në punën e njohjes së Perëndisë, për ta kthyer atë prej hapërdarjes së pasioneve, përfshin një përpjekje lodhëse dhe shpeshherë tepër lodhëse. Megji- thatë, është e nevojshme dhe përcaktuese për mirëqenien tonë shpirtërore dhe jetën sociale. Rruga e virtytit shfaqet e vështirë dhe jashtë mase e papëlqyer për ata që ndërmarrin një udhë- tim të tillë; jo se kjo është në të vërtetë e tillë,

por sepse natyra njerëzore është mësuar me lehtësinë e kënaqësisë.

Shpeshherë, ata që nuk mund ta kuptojnë dot misterin e madh të këtij besimi, e konsideroj- në traditën asketike orthodhokse si negative dhe që të çon në privimin nga qenia krijues, nga ini- ciativa origjinale, nga shijimi i kënaqësive të je- tës. Asgjë nuk është më larg nga e vërteta sesa ky pohim i mësipërm. Çdo gjë që u krijua nga Perëndia ishte “shumë e mirë” dhe na u ofrua ne për ta shijuar dhe për ta gëzuar, që të lavdë- rojmë pafundësisht Perëndinë, Bamirësin tonë. Porositë e Perëndisë na informojnë dhe na më- sojnë se si të përdorim në mënyrën e drejtë këto dhurata, kështu që trupi, mendja dhe shpirti ynë, bashkë me të gjitha dhuratat materiale, të jetë me të vërtetë i lumtur dhe të funksionojë për mirë për jetën tonë. Përkundrazi, përdorimi arrogant, i pavarur dhe egoist i dhuratave materiale që na i ka falur Perëndia, shkon në kundërshtim me qëllimin e mirësisë së Perëndisë, shkakton për ne depresion, ankth dhe mjerimin tonë, edhe pse në disa raste gjërat materiale e kënaqin për momentin egon tonë njerëzore.

Bij të shtrenjtë më Zotin, duke u futur në are- nën e Kreshmës së Madhe dhe të Shenjtë, ne ju nxisim në mënyrë atërore të mos frikësoheni apo të jeni përtacë në kryerjen e detyrimit më të rëndësishëm të jetës suaj, që quhet puna e be- tejës shpirtërore. Përkundrazi, jini kurajozë dhe të fortë, që të arrini të pastroni shpirtrat dhe tru- pat tuaj për të arritur në mbretërinë e Perëndisë, që iu falet nga kjo botë, atyre që e kërkojnë me sinqeritet dhe me të gjithë shpirtin.