EmailFacebookKontakt

Ka dalë në qarkullim libri “Përmbledhje e Besimit Orthodhoks”

Ka dalë në qarkullim libri
“Përmbledhje e Besimit
Orthodhoks”

PARATHËNIE

A

Ky libër përmban “Besimin e Orthodhoksë- ve”, ashtu siç e mësoi Zoti, siç e transmetuan Apostujt e Shenjtë, siç e ruajti Tradita e Shenj- të, siç e shpjeguan Etërit e Shenjtë dhe ashtu siç ky besim jeton ndër shekuj i ruajtur si thesar në Kishën tonë Orthodhokse, e cila është kuj- destarja dhe ruajtësja e tij.

U përpoqëm ta formulojmë me një gjuhë të thjeshtë, shkurt, për të qenë sa më të saktë dhe me kthjelltësi dogmatike, duke pasur parasysh gjithmonë njeriun bashkëkohor që hulumton, kërkon dhe “troket” në derën e njohjes së të pa- fundmes, përtej qiejve.

Kjo “Dogmatikë Orthodhokse” e thjeshtëzu- ar përbën bazën e saktë për përjetimin e drejtë të së vërtetës së krishterë, për shndërrimin e saj në gëzim krijues të jetës dhe për të fituar mbretërinë e Perëndisë.

Për filozofët përbën, në një farë mënyre, “metafizikën e Krishterimit”, që është e kapshme, e afërt dhe e kuptueshme vetëm me anë të besi- mit, pa mohuar, sigurisht, rolin e fjalës.

Përballja me anë të fjalës me të vërtetat e Orthodhoksisë përbën detyrim për njeriun e sotëm. Por ky njeri, diku në rrugëtimin e tij drejt njohjes metafizike, do të konstatojë se pa besi- min nuk mund të arrijë në destinacion.

Edhe autori i këtij libri, bashkë me shumë luftëtarë të tjerë të besimit, të shpirtit dhe të fjalës, përshkon “rrugën e Emausit”, duke kërkuar me përulësi nga Zoti të ndriçojë udhëtimin drejt besimit, që është një nga përpjekjet më të bukura të njeriut.

Ky libër, që përmban të vërtetat që besojmë ne të krishterët orthodhoksë, të shkruara thjesht dhe në mënyrë të kuptueshme, u shkrua pas kër- kesës që iu bë autorit nga Shërbimi Apostolik i Kishës së Greqisë, i cili nuk shpejtoi as të për- gjigjet menjëherë pozitivisht dhe as të fillojë pu- nën pa medituar dhe pa bërë parapërgatitjen e duhur shpirtërore.

Pas lutjes dhe kreshmës bëra një udhëtim- pelegrinazh pranveror në Malin e Shenjtë, “Kopshtin e së Tërëshenjtës” dhe kërkova nga Hiri i Saj të bekojë punën e vështirë të shkrimit të një libri të tillë kaq serioz, që ky të ishte sa i saktë e i kuptueshëm për të krishterin e thjeshtë orthodhoks, po ashtu edhe interesant e tërheqës për një publik më të gjerë, me arsim të mesëm e

të lartë. Sepse të gjithë përpiqemi, secili në më- nyrë të pavarur dhe njëkohësisht së bashku të gjejmë rrugën e besimit, e cila merr dritë nga drita e shenjtë e pranisë së Perëndisë në Kishën Orthodhokse, anëtarë të së cilës jemi të gjithë sa jemi pagëzuar.

Kam arsye të besoj se Perëndia i mirë nuk mungoi të bekojë këtë libër të përulur, që është një ndihmesë për bashkatletët e mi të shpirtit, sepse edhe ata marrin pjesë në këtë bekim dhe vishen përditë me hirin e Perëndisë, që na shenjtëron me misteret e Kishës Orthodhokse dhe në mënyrë të veçantë me atë të Eukaristisë Hyjnore.

Sa herë që shkoj në kishë, dhe e bëj shpesh një gjë të tillë, shikoj popullin e Perëndisë, grigjën e Kishës Orthodhokse të lavdërojë me praninë e saj të heshtur Kryetarin e besimit tonë dhe të kungojë me respekt të thellë me misteret e pa- njollëshme. Të gjithë qëndrojmë përpara derës së bukur dhe me ndihmën e këtyre mistereve kundrojmë përjetësinë me sigurinë se jemi fë- mijë të mbretërisë së Perëndisë. Kur dalim nga kisha jemi të gatshëm për përpjekjen e jetës, sado e vështirë të na paraqitet ajo, duke qenë me të vërtetë të sigurt se hiri i Perëndisë na mbron në çdo hap tonin.

Ky libër i Dogmatikës Orthodhokse u shkrua për ata që ecin në rrugën e virtytit, për popullin orthodhoks të Perëndisë, që të jetë më pranë të vërtetave që beson, për t’i kuptuar ato dhe për t’i përçuar edhe tek të tjerët.

Ndërmarrja e shkrimit të një libri të tillë, sado e përulur të duket, është e madhe në thjeshtësi-

Përkthimi i këtij libri në an- glisht, gjermanisht dhe frën- gjisht, si edhe në rusisht, shqip etj., do të përbëjë jo vetëm një përgjigje ndaj orvatjeve për keqinterpretim të orthodhoksi- së, por kryesisht do të ndihmojë orthodhoksët që ndodhen kudo në botë, të mund të dëshmojnë në çdo çast përmbajtjen e be- simit dhe shpresës orthodhokse dhe ta studiojnë atë në gjuhën e tyre.

në e saj, serioze për sa i takon qëllimit dhe e hirshme në paraqitje.

Shpresojmë dhe urojmë që dikush tjetër, më i urtë, të shkruajë diçka më të mirë sesa kjo, sipas talentit që Perëndia ia ka besuar secilit nga ne. Nëse ekzistojnë gjëra të papërfunduara ose mangësi, specialistët le t’i shohin me frymë mirëkuptimi dhe dashurie.

Hyrja e intelektit njerëzor në të Shenjtat e të Shenjtave, në dogmat e Kishës sonë Orthodho- kse, presupozon kthjelltësi fryme dhe pastërti zemre që burojnë vetëm nga hiri i Perëndisë. Pa këtë mendje të përulur, edhe më të diturit e kësaj bote gjenden jashtë nusërores së Krishtit. Le të lu- temi që ky hir i Perëndisë të plotësojë mangësitë për lavdi të Perëndisë, t’i japë ndriçim lexuesve për kuptimin e saktë të Dogmave Orthodhokse.

Ruajtja e paprekur e besimit orthodhoks ka nevojë për një përkujdesje të veçantë, sidomos në ditët tona, kur Kisha Orthodhokse ndodhet nën ndikimet e shumë grupimeve të tjera fetare. Përpjekjet e disa grupimeve të huaja kundër besimit orthodhoks mund të çojnë në devijim shpirtëror.

Nga ana tjetër, përkthimi i këtij libri në anglisht, gjermanisht dhe frëngjisht, si edhe në rusisht, shqip etj., do të përbëjë jo vetëm një për- gjigje ndaj orvatjeve për keqinterpretim të ortho- dhoksisë, por kryesisht do të ndihmojë ortho- dhoksët që ndodhen kudo në botë, të mund të dëshmojnë në çdo çast përmbajtjen e besimit dhe shpresës orthodhokse dhe ta studiojnë atë në gjuhën e tyre.

Autori