EmailFacebookKontakt

Le të shembim muret e izolimit në vetvete

Pa hezituar mund të thoshim se indiferen- tizmi është një nga problemet më të mëdha të epokës sonë. Indiferentizmi i theksuar për të tjerët, ngurtësimi i dashurisë brenda zemrave, hyjnizimi i vetvetes dhe vënia e saj në qendër të botës, janë disa nga karakteristikat e shoqërisë së sotme. Një rrezik i madh ky që duhet veçanë- risht të na preokupojë, sepse çfarë mund të jetë njeriu që s’ka dashuri, ndjenja fisnike, dhemb- shuri, interesim të vërtetë dhe vështrim që lo- ton përpara dhimbjes së tjetrit? Çfarë tjetër mund të jetë, veçse një qenie e cunguar, pavarë- sisht se mund të konsiderohet një profesionist i zoti, një politikan me përvojë apo një shken- cëtar i ditur. Të gjitha këto mund t’i kërkojë dhe t’i fitojë, por vetëm një gjë nuk mund të rivendikojë: cilësinë e njeriut të ndjeshëm, të vërtetë e të ekuilibruar. Cilësi të cilën ia privon indiferentizmi që me plot gojën mund të thoshim se nuk ndryshon shumë nga krimi. Fatkeqësisht pothuajse për të gjithë ekziston një prirje indi- ferentizmi. Të tjerët dhe problemet e tyre nuk u interesojnë. Mendojmë se përderisa problemet e tyre nuk kanë ndikim të drejtpërdrejtë tek ata atëherë le t’i zgjidhin vetë. Njeriu i sotëm nuk gjen kohën dhe dëshirën për të komunikuar me të tjerët dhe për të ndjerë dhimbjen e tyre të fshehtë. Izolimi në vetvete lartëson rreth tyre mure të pakapërcyeshëm, duke i burgosur në vetveten. Në thelb nuk bëhet fjalë vetëm për një qëndrim të gabuar, por dhe antishoqëror. Mbyllja hermetike e njeriut në vetvete, bëhet vdekja më e sigurt shpirtërore jo vetëm e indi- vidit, por dhe e shoqërisë.

Indiferentizmi, mungesa e komunikimit detyron shumë njerëz të mbyllen në vetvete dhe të përjetojnë dramën e vetmisë shpirtërore. Kë- shtu mungesa e interesimit për të tjerët bëhet shkak i varfërisë më të keqe, varfërisë së miqë- sisë së vërtetë e cila krijon njerëzit më tragjikë. Shpeshherë themi: “Sa mirë do të ishte të gjeja dikë që të më kuptojë” dhe presim të bjerë nga qielli rasti i një miqësie të vërtetë, ndërkohë që ne vetë jemi të parët ata që duhet ta përgatisim vetveten për të qenë një mik i mirë. Por frika e mospërputhjes së mendimeve paralizon lidhjet tona shoqërore. Në vend që të përpiqemi t’i pranojmë të tjerët ashtu siç janë, preferojmë t’i injorojmë ata, duke i parë si të pavlefshëm, inferiorë e si satelitët tanë.

Është koha të kalojmë nga hapësira e akullt e indiferentizmit në atmo- sferën e ndritshme dhe të ngrohtë të dashurisë dhe të interesimit për të tjerët. Të ecim sipas shembullit të Krishtit, sepse vetëm dashuria e Tij shemb muret e izolimit në vetvete dhe i afrohet zemrave.

Pikërisht ky problem i izolimit në vetvete bëhet objekt i studimit të sociologëve dhe psi- kologëve. Problemi që ata shtrojnë për zgjidhje është ky: pse ndodh që ndërsa përparimi i shken- cës dhe teknikës kanë krijuar mundësi të mëdha komunikimi, njerëzit largohen shpirtërisht nga njëri-tjetri? Pse ndihen të huaj dhe indiferentë?

Kështu thirrja e dëshpëruar e të paralizuarit të Betesdës, i cili për 38 vjet rresht ishte i gozh- duar në krevatin e dhimbjes, është thirrja që bëjnë dhe sot miliona shpirtra; është thirrja e gjithë qytetërimit: “S’kam njeri”- thërrasin.

Izolimi në vetvete është bërë drama e brend- shme mistike e shpirtit njerëzor. Sot njerëzit, madje dhe me familjarët e tyre, ecin në jetë në rrugë paralele, në mënyrë që të mos takohen kurrë. Kështu komunikimi bëhet i pamundur, urat e dialogut hidhen në erë dhe ndërmjet nesh ngrihen mure të lartë që nuk na lejojnë të shohim fytyrën e tjetrit i cili në thelb është vëllai ynë, ikonë e Perëndisë.

Njeriu është një qenie shoqërore dhe është i krijuar të komunikojë me Perëndinë dhe njerëzit. Ndërprerja e këtij komunikimi në të dyja drej- timet udhëheq drejt një izolimi ekzistencial. Etërit shpirtërorë, këta anatomistë të shkëlqyer të shpir- tit njerëzor, i referohen shpesh këtij problemi. E përshkruajnë, e analizojnë dhe ç’është më e rëndësishmja e ndihmojnë njeriun të dalë nga ky lak mbytës. Ata theksojnë se dashuria e kri- shterë, mirësia, butësia dhe gatishmëria për të ndihmuar të tjerët janë mënyrat e lidhjeve ndër- personale. Besimi se shpëtimi ynë personal ka- lon përmes të tjerëve, na ndihmon të kuptojmë se dashuri nuk do të thotë thjesht të bësh të mi- rën, por të marrësh pjesë në agoninë dhe dhimb- jen e tjetrit.

Por e keqja më e madhe është se ka dhe nga ata të krishterë të cilët harrojnë pozitën e tyre në botë, misionin e tyre të lartë të ndih- mës dhe përkrahjes së të tjerëve. Harrojnë se indiferentizmi dhe përbuzja e njeriut është antikristiane. Është mohim i vetë Krishtit, i Cili tha: “Sa herë që ia bëtë këtë ndonjërit prej këtyre vëllezërve të mi më të vegjël, këtë ma bëtë edhe mua”. Veçanërisht i madh dhe i përgjegjshëm misioni që Krishti na ngarkon: Të ushtrojmë dashurinë, të largojmë indiferentizmin, ta duam të afërmin porsi vetveten.

Pra, është koha të kalojmë nga hapësira e akullt e indiferentizmit në atmosferën e ndrit- shme dhe të ngrohtë të dashurisë dhe të interesi- mit për të tjerët. Të ecim sipas shembullit të Krishtit, sepse vetëm dashuria e Tij shemb mu- ret e izolimit në vetvete dhe i afrohet zemrave.

Violeta Plepi