Durrës
Veprimtari për të ftuar fëmijët
orthodhoksë
Në datën 14 mars, në shëtitoren e Durrësit u zhvillua një aktivitet i
veçantë, i cili konsistonte në afrimin e sa më shumë fëmijëve pranë
aktiviteteve që Kisha Orthodhokse organizon për të gjithë fëmijët e
qytetit.
Veprimtaria u organizua nga Zyra e Fëmijëve, në bashkëpunim me
rininë e qytetit të Durrësit dhe studentë të vitit të tretë e të katërt të
Akademisë Teologjike “Ngjallja e Krishtit”.
Në shëtitoren kryesore buzë detit, ku ishte ngritur një tendë, u bë
prezantimi i Kishës sonë përmes stendave me postera, ku ftoheshin
fëmijët në aktivitete.
Gjithashtu, prania e dy klounëve që shpërndanin tullumbace me ftesa
për aktivitetin “Së bashku në aventurë”, krijonte një ambient edhe më të
pëlqyeshëm për fëmijët. Kishte edhe lojëra argëtuese për fëmijët që u
afruan rreth tendës.
Në vazhdim, çdo të
diel, pas Liturgjisë Hyj-
nore do të ofrohen akti-
vitete për fëmijë, qëllimi i
të cilëve është përmirë-
simi i cilësisë së jetës së
fëmijëve, duke krijuar një
mjedis të sigurt dhe të da-
shur për edukimin, rritjen
shpirtërore dhe argëtimin
e tyre.
Athina Zharkalli