EmailFacebookKontakt

“Do të punoj me Hirin e Perëndisë për t’i forcuar edhe më tej lidhjet tona të ndërsjella” – Mitropoliti i Beratit, Hirësia e Tij Ignati “Qytetar Nderi” i Selenicës

“Do të punoj me Hirin e Perëndisë për t’i forcuar
edhe më tej lidhjet tona të ndërsjella”
Mitropoliti i Beratit, Hirësia e Tij Ignati
– “Qytetar Nderi” i Selenicës

Pas vendimit të marrë me një votim unanim të Këshillit të Ba- shkisë, Selenicë, me propozim të më shumë se 200 qytetarëve, Hirësia e Tij Ignati, Mitropolit i Beratit, Vlo- rës, Kaninës dhe gjithë Myzeqesë, është shpallur “Qytetar Nderi”.

Dorëzimi i titullit u bë në ki- shën e Shën Thanasit, në Selenicë, në datën 24 shkurt. Në orën 1000, në hyrjen e kishës të mbushur me besimtarë dhe qytetarë të tjerë, Mi- tropoliti u prit nga Kryetari i Ba-

Disa herë e kam vizituar këtë zonë dhe qysh në fillim kam konsta- tuar me kënaqësi të veçantë ga- tishmërinë tuaj për të qenë sa më afër Kishës dhe problemeve të ndryshme të saj.

Kam ndier vazhdimisht përkrah- jen e sinqertë të famullitarit të kësaj kishe, atë Spiro Bulika, i cili bën për- pjekje të gjithanshme për të kryer misionin e tij shpirtëror, pa iu shma- ngur për asnjë çast vështirësive të ndryshme.

shkisë së Selenicës dhe nga Krye- tari i Këshillit të Bashkisë. Pas Dhok- sologjisë së kryer me këtë rast, u këndua Himni Kombëtar dhe më pas e mori fjalën Kryetari i Këshillit të Bashkisë, i cili lexoi vendimin.

Pastaj Kryetari i Bashkisë i do- rëzoi titullin Mitropolitit Ignat, duke thënë se: “Jo vetëm unë, por edhe të gjithë qytetarët e Selenicës, ndi- hemi të lumtur qe ju tani jeni një nga ne. Jeni jo thjesht qytetar i Se- lenicës, por më tepër, jeni qytetar nderi i këtij qyteti”.

Me pas, në mes të duartrokitje- ve, Mitropoliti i Beratit falënderoi për këtë nder dhe tha ndër të tjera:

“…Jam shumë i prekur nga dë- shira juaj e pakushtëzuar dhe e sin- qertë për nderin e lartë që po më bëni, duke më akorduar titullin “Qytetarë Nderi” i Selenicës, i këtij qyteti me vlera të shumanshme.

Me këtë rast, shpreh konsidera- tat e mia të çiltra për virtytet e pa- mohueshme të të gjithë qytetarëve të këtij komuniteti.

…Kam vënë re me kënaqësi se qytetarët tuaj të respektuar shpre- hin vullnetin e lirshëm për të ba- shkëpunuar në nismat konkrete për përmirësimin dhe zhvillimin e pa- ndërprerë të jetës suaj kishtare, qy- tetare, arsimore dhe kulturore.

Ju siguroj se tek ne do të gjeni gjithmonë përkrahjen pa rezerva, ashtu siç edhe ne gjejmë te ju mbë- shtetjen pa interes, për të mirën tonë të përbashkët.

E quaj më se të arsyeshme t’ju shpreh falënderimet e mia më të sinqerta për këtë vlerësim të ve- çantë që po i bëni personit tim dhe, në të njëjtën kohë, t’ju premtoj so- lemnisht se do të punoj me Hirin e Perëndisë për t’i forcuar edhe më tej lidhjet tona të ndërsjella.

Me këtë rast është dhënë një pritje ku kanë marrë pjesë të gjithë të pranishmit, gjatë së cilës Hirësia e Tij Ignati ka marrë urime të shum- ta nga qytetarë të Selenicës, për të vazhduar më tej me një vizitë në Bashkinë e Selenicës.