Tiranë – Në përvjetorin e Kishës Katedrale “Ungjillëzimi i Hyjlindëses”
20 vjet që e gëzojmë këtë liri besimi
Më 31 mars mbushen 20 vjet që në kate- dralen tonë të Ungjillëzimit të Hyjlindëses u meshua për herë të parë mbas dy dekadash errësire të dhunshme ateiste. Gëzimin e asaj dite e mbajmë mend të gjithë. Në kalendarin kishtar të vitit 1991, ajo ditë shënonte të Die- lën e Dafinave. Pra, kisha u hap në kohë për t’u lutur e përjetuar Javën e Madhe, më e rëndësishmja e vitit, atë javë që me dramën e saj, përmblidhte në atë moment edhe mu- ndimet e Kishës sonë gjatë gjysmë sheku- lli, për të na çuar te gëzimi ngazëllyes i Ngjalljes së Zotit Krisht.
Përpjekjet ishin bërë shumë javë më parë dhe organizatorët synonin që hapja të bëhej më 25 Mars, dita që kremtonte kisha. Kjo nuk u rea- lizua, për shkak të pengesave që sillte ende re- gjimi në ikje. Megjithatë era e lirisë nuk ndalej më dhe ateizmi, porsi një rrobë e vjetër, ishte hedhur tej. Njerëzit ato ditë, sidomos të rinjtë, bënin (vijon në faqen 2)
20 vjet që e gëzojmë këtë liri besimi
(vijon nga faqja 1) pyetje të shumta dhe më të vjetrit u përgjigjeshin për gjithçka dhe i sqaronin, për domethënien e dafinave në kishë, që simbolizonin lavdërimin e Zotit tek hynte në Jerusalem ku do të martirizo- hej, për shërbesat e ndryshme të ditëve të asaj jave, kur kisha rrinte hapur mëngjes-pasdite, për leximin e 12 Ungjijve, për Epitafin, dhe më në fund për mesnatën e së Shtunës, kur do të bëhej Ngjallja.
Ndalimi i gjatë i çdo gjëje fetare, propaganda e vazhdueshme shtetërore, kishin pakësuar në kulm mundësitë që brezi i ri të informohej për të vërtetat e Kishës. Ajo periudhë e errët do të ndikonte edhe në vitet që pasuan, siç dësh- muan vështirësitë që kaloi komuniteti ynë nga paragjykimet që e mbanin një pjesë të opinionit në një qëndrim të paafrueshëm në mos dhe ar- miqësor ndaj risive që do të sillte hapja me bo- tën, të pranishme veçanërisht në Kishën tonë. Por njëherazi, vitet që na ndajnë prej asaj periu- dhe vërtetuan se sa e kotë është të kundërshtosh përparimin e përjetshëm të Kishës së Krishtit. Ndër njerëzit që u ofruan të ndihmonin në struk- turimin e kishës dhe ata që ndihmuan financia- risht për shpenzimet e nevojshme ishin sigurisht ata që kishin qenë edhe në të kaluarën në lidhje me të, pjesëtarë familjesh besimtare që kishin vazhduar të praktikonin fenë në fshehtësi, veçanë- risht për hir të devotshmërisë këmbëngulëse të grave. Kështu që rilidhja e fillit u bë në mënyrë të natyrshme. Por edhe një masë e gjerë qyteta- rësh pa ndonjë formim të veçante religjioz tre- guan një entuziazëm të habitshëm, gjë që i ktheu ato javë në një festë të pashpallur e masive, që kulmoi me një vërshim të paparë të popullit ditën e hapjes.
Kisha u çel me mundësitë që ishin, e pastru- ar, por pa ndryshime të thella në strukturën e saj, që prej 25 vjetësh ishte shndërruar në palestër… Altari i thjeshtë prej dërrasash, ikona prej karte të ngjitura, kandila të vjetër, të gjetur diku në- për depot e kinostudios e të pastruar, për të ndri- çuar përsëri në funksionin e vërtetë të tyre. Në Tiranë gjendeshin dy klerikë të moshuar, sot të ndjerë, prifti atë Gaqi Petri dhe dhjakoni Sotir Kanxheri. Ata meshuan dhe patën si kryepsalt teologun Dhimitër Beduli. Që ditët e para u rifor- mua edhe kori i Kishës, i drejtuar nga profesio- nistë si Eno Koço dhe më vonë Milto Vako, di- rigjentë, si dhe anëtarë të korit profesionist të Teatrit të Operës.
Fillimet, pra, ishin modeste. Që në vitet e para të regjimit komunist gati u bllokua plotësisht ripërtëritja e klerit (kështu, që më 1948 ishte mby- llur Seminari Teologjik). Kështu që edhe klerikët e mbetur në jetë 40 vjet më vonë do të ishin vetëm rreth 15. Cila do të ishte e ardhmja e Ki- shës Orthodhokse në Shqipëri? Ky ishte shqetë-
simi që na mundonte ndërsa gëzonim Pashkët e vitit 1991. Përcaktues për këtë u bë ardhja dhe drejtimi i qartë i Kishës nga Primati i saj, Kryepiskopi Anastas.
Gëzimi i besimtarëve në atë fillim të lirisë fetare, u pasua me gëzime të tjera edhe më do- methënëse, kur nën drejtimin e Imzot Anastasit, në fillim si Eksark Patriarkal dhe më vonë si Kryepiskop, u hap Seminari Teologjik, u ndërtu- an kisha e shkolla, u restauruan manastire e ki- sha historike, u krijua Sinodi i Shenjtë, u vu baza teknike dhe organizative që fjala e Kishës të përhapet.
Ne shikojmë me nderim dhe me një ndjenjë malli Kishën tonë të paraluftës dhe të kohëve të vështira të diktaturës. Kemi pasur klerikë e teologë të mirë, disa prej tyre pësuan martirizim, dhe ne i kujtojmë me shumë nderim. Por duhet thënë se tabloja që paraqet Kisha jonë sot është më e plotë, ka një nivel më të lartë në predikim, veprimtari ndërtuese, aftësi e mjete në formim të klerit, kurse lidhjet me botën e krishterë janë bërë shumë më të shpeshta. Veç kësaj, këto zhvi- llime ndodhën në një moment historik botëror kur vihet re mbi të gjitha materializimi i zakone- ve, sekularizim i çdo gjëje, për këtë fuqizimi i Kishës sonë bëhet një faktor i rëndësishëm ri- ngjalljeje dhe shëndoshjeje të shoqërisë sonë në tërësi.
Në mbyllje, duam të përsërisim fjalët që shpesh na thotë Kryepiskopi Anastas: “Nuk do të na braktisë Perëndia!”. Urojmë që Perëndia ta ruajë dhe ta frymëzojë gjithmonë Kishën tonë dhe Fortlumturinë e Tij në mbrojtje dhe lartësim të vlerave të krishtera dhe humane të shoqërisë sonë.
Lekë Tasi, Nasi Hobdari, Llazar Pjeshkazini