EmailFacebookKontakt

Izrael – Zbulohet një kishë bizantine e shekullit V

Izrael

Zbulohet një kishë bizantine e shekullit V

Arkeologët kanë zbuluar së fundi në Izrael rrënojat e një kishe bizantine të shekullit të V-të, në Hirbet Madras, në zonën qendrore të vendit. Ajo ndodhet pranë vendit ku mendohet se ndodhej varri i profetit Zakaria dhe ka tetë kolona mermeri të sjella nga Azia e Vogël.

Kisha ka një mozaik të ndërli- kuar dhe të ruajtur mirë në jugperë- ndim të Jerusalemit. Poshtë tyre ka mozaikë të tjerë të periudhës ro- make dhe më poshtë një kompleks shpellash, që mendohet të kenë

qenë varri i profetit Zakaria. Profe- ti në fjalë, ka jetuar në shek. V para Krishtit dhe libri i tij në Dhiatën e Vjetër flet për ardhjen dhe gjykimin e Zotit.

Kërkimet arkeologjike erdhën pas kapjes së një bande që bënte gërmime ilegale dhe zotëronte materiale të marra nga ky vend, si pje- së të strukturës së derës.

Sipas përgjegjësve, ky është një zbulim shumë i rëndësishëm dhe me vlera jo vetëm për besimin, por edhe për turizmin kulturor.