U mblodh në Zvicër Komiteti Ndërorthodhoks
për parapërgatitjen e Sinodit të Madh dhe të Shenjtë
Ditën e martë, 22 shkurt 2011, në Qendrën Orthodhokse të Patriarka- nës Ekumenike të Shambezisë, në Zvicër, nisi punimet Komisioni Ndër- orthodhoks për parapërgatitjen e Sinodit të Madh dhe të Shenjtë të Kishës Orthodhokse.
Punimet i drejton Hirësia e Tij Mitropoliti i Pergamit Joani dhe këto punime do të zgjasin deri të shtunën. 26 shkurt 2011.
Rendi i punës së këtij komisioni përfshin çështje në lidhje me për- caktimin e procedurës për dhënien e Autoqefalisë, si edhe çështjen e Diptikëve të Shenjtë.
Në këtë komision marrin pjesë përfaqësues të të gjitha Kishave Orthodhokse lokale, si edhe një delegacion i Kishës Orthodhokse Auto- qefale të Shqipërisë, i kryesuar nga Mitropoliti i Gjirokastrës, Hirësi Dhimitri, si edhe teologu Pirro Kondili.
Marrë nga www.romfea.gr