EmailFacebookKontakt

Intervistë me murgun eremit Gabriel, i cili përqafoi Orthodhoksinë

Intervistë me murgun eremit Gabriel,
i cili përqafoi Orthodhoksinë

Ai është Doktor në Filozofi dhe Teologji.

Nga viti 1980 jeton si eremit në Zvicër, në Skitin e Kryqit të Nde- ruar dhe në vitin 2010 u bë ortho- dhoks.

U bëtë orthodhoks në moshë të kaluar, gjë e cila u zyrtarizua në Moskë në muajin gusht të vitit 2010. Gjithashtu, thatë se ky vendim u poq në vazhdimësi gjatë jetës suaj. Si ndodhi?

Që në fëmijëri përjetova ndar- jen e të krishterëve. Babai im ishte protestant, ndërsa nëna katolike. Unë u pagëzova katolik dhe në moshën 21-vjeçare zgjodha të bë- hem murg, por babai nuk e priti mirë këtë gjë dhe më kundërshtoi fort. Studiova filozofi dhe më pas me disa miq shkova për dy muaj në Greqi. Ky ishte momenti në të cilin pata kontaktin e parë me Orthodho- ksinë.

Në Athinë bisedonim shumë me disa miq që na mikpritën, te cilët studionin teologji. Ne një nga këto biseda i thashë një mikut tim, i cili më pas u bë teolog i njohur, se këtu tek ju të gjitha gjërat duken të bu- kura, përveç faktit se jeni të ndarë nga ne. Ai menjëherë m’u përgjigj: “Gaboheni, jeni ju që jeni të ndarë nga ne”. Kjo përgjigje ishte shoku- ese për mua. Isha anëtar i Kishës Katolike, ashtu si edhe miliona të tjerë në të gjithë botën. Njihja protestantët dhe tani kisha rastin të njihja dhe diçka të re. Unë kisha mësuar se Kisha në Greqi u ndërtua nga Apostull Pavli dhe si pasojë e kësaj mund të kuptoja se nuk që- ndronte akuza se ajo ishte shkëpu- tur nga Kisha Romano-Katolike.

Kjo bisedë bëri që brenda meje të lindnin një sërë mendimesh. Megjithatë unë i qëndrova vendimit tim dhe u bëra murg katolik, filli- misht në një manastir të Urdhrit Benediktin, në Gjermani, por që prej fillimit vëllezërit kuptuan orientimin tim dhe simpatinë time për Traditën e Kishës Lindore. Ky orientim imi u bë shkak që të më

dërgonin në një manastir tjetër, në Belgjikë, i cili ndiqte ritin lindor. Aty u përpoqa të thelloja mendimin tim, të lexoja dhe studioja historinë e ndarjes së Kishave.

Vetëm një kthim te rrënjët do ta bënte më të thjeshtë afrimin. Realisht Kisha ishte e bashkuar për më shume se një mijë vjet. Shpre- soj, ashtu si edhe shumë të tjerë, që të gjendet një emërues i për- bashkët… Për fat të keq, kam arri- tur në përfundimin se bashkimi është i pamundur në nivelin e strukturave dhe të Hierarkisë. Nuk besoj se kjo do të ndodhë, pasi Ki- shat gjithnjë e më shumë largohen nga njëra – tjetra me kalimin e shekujve…. Në çastin që u binda se dy Kishat e kanë të vështirë të gjejnë një zgjidhje, vendosa të bëhem orthodhoks. Lindi nevoja që në nivel personal unë të bëja realitet afrimin. U luta shumë, mendova. Nuk kisha dëshirë të bëja asgjë tjetër përveçse Vullnetit të Perëndisë. Thosha gjithmonë në lutjen time: “Nëse nuk po veproj në përputhje me vullnetin tënd, më jep një shenjë. Vetëm Ti mund të më ndalosh qe ta bëj”. Një herë në Milano u takova me Mitropolitin Ilarion, të Patriarkanës Ruse. Ia parashtrova mendimet e mia, sepse doja të shihja reagimin e tij. Ai më tha se do të bëhet vullneti i Zotit. Më pas gjërat rrodhën natyrshëm dhe ja tani jam në Rusi dhe jam i lumtur që jam këtu.

Ndërkohë, faqet në internet dhe shtypi katolik ju quajnë “tradhtar”.

Lavdi Zotit nuk përdor kom- pjuter dhe nuk kam informacion se çfarë thonë njerëzit, por të them të vërtetën nuk më intereson kjo gjë. Me naivitet kam besuar se kjo gjë do të kalonte pa u vënë re, por me sa duket nuk ndodhi kështu. Tash- më kanë kaluar 50 vjet që kur u bëra murg dhe 30 vjet që kur u tërhoqa në një skit të veçuar.

Kur vendosa të bëhem murg, të gjithë njerëzit ishin kundër meje. Im

atë ishte një shkencëtar i njohur. I gjithë ambienti ku u rrita dhe të gjithë miqtë e mi të fëmijërisë e rini- së, të gjithë pa përjashtim ishin ku- ndër meje. Asnjë nuk më mbë- shteti përveç atit tim shpirtëror, i cili ishte igumen në një manastir. Ndonjëherë nuk duhet pritur një gjykim unanim për të marrë vendime të rëndësishme. Dhe tani nuk e kisha menduar që përqafimi i Orthodhoksisë prej meje do të pro- vokonte kundërshti kaq të fuqishme. E kam thënë dhe e përsëris, se nuk kam asgjë kundër Kishës Katolike. Unë thjesht besoj në një Kishë të Shenjtë, Katholike dhe Apostolike. Është Krishti Ai që do t’i bashkojë Kishat, pasi ne njerëzit vështirë se mund ta bëjmë këtë gjë…

Para 30 vjetësh braktisët manastirin për të jetuar si eremit. Në ketë moment si e shihni të ardhmen tuaj?

Pashë në Rusi shumë vende në të cilat do të më pëlqente të jetoja. Më pëlqeu shumë manastiri i Valaamit. Murgjit atje më pritën shumë miqësisht. Kalova një ditë edhe me eremitët. Pata ndjesinë se gjeta atë që kam kërkuar gjatë gjithë jetës. Por, si përfundim, u ktheva përsëri për të jetuar i vetëm në skitin tim në Zvicër.

Nëse ju largoheni që andej, çfarë do të bëhet me bijtë tuaj shpirtërorë?

Në fakt, unë nuk kam një “gri- gjë” në kuptimin direkt të fjalës. Në skitin tim vijnë shumë njerëz për të biseduar dhe për t’u rrëfyer, por nuk kam përgjegjësi baritore. Dhe realisht largohem rrallë….