Ata qëpunuan për Kishën tonë
Haxhia
(Olimbiadha),
e
përkushtuara
e Shën Joan
Vladimirit
Haxhia (Olimbiadha ) lindi në lagjen Kala të Elbasanit më 1887. Ishte vajza e Spiro Andonit. Ajo kishte edhe një motër dhe një vëlla, i cili vdiq i ri në moshën 16 vjeç. Qysh në moshë të re Olimbiadha (Haxhia) iu përkushtua fesë së kri- shterë dhe nuk donte as të marto- hej. Zakoni i atëhershëm ishte që vajzat dhe djemtë i martonin pri- ndërit pa i pyetur fare. Kështu edhe Olimbiadhën (Haxhien) e martuan në familjen Dhimitruka, po brenda lagjes Kala. Ajo nuk lindi fëmijë, se burri i vdiq shpejt. Prindërit e martuan për herë të dytë në lagjen Shën Koll me një burrë të ve, që kishte shumë fëmijë për të rritur. Olimbiadha u bë nëna e dytë për fëmijët dhe ata e deshën shumë si nënë të vërtetë.
Më 1933 pasi i martoi fëmijët e të shoqit, Olimbiadha shkoi në Jerusalem për të vizituar vendet e shenjta. Olimbiadha shkoi në Jerusalem me qëllim që të mos kthehej më, por të futej atje në ndonjë manastir grash e të shërbente. I vizitoi vendet e shenjta dhe manastiret me radhë dhe pa se ato kishin më shu- më murgesha se kapaciteti i tyre, ndaj u kthye sërish në Shqipëri. Në kthim ajo nuk erdhi më në shtëpinë e parë, por vendosi të shërbejë g’er në fund të jetës në Manastirin e Shën Joan Vladimirit. Nga vizita në Jerusalem ajo mori emrin që i mbeti
përgjithmonë – motër Haxhia. Ka qenë fillimi i vitit 1934. Erdhi në fillim pranvere dhe jetoi në shërbim të Kishës, shenjtorit të dashur Joanit dhe të besimtarëve. Haxhia u kthye në vegjetariane dhe gjithë jetën më pas nuk hëngri mish. Në Manastirin e Shën Joan Vladimirit Haxhia shërbeu me zemër e shpirt të pastër. Iu kushtua me gjithçka të sajën Perëndisë.
Gliqeri Jorgaqi, e lindur më 2 mars 1917, tregon se edhe pse u fut në jetën e manastirit, Haxhia nuk i harroi të afërmit dhe besimtarët e Kalasë dhe të Elbasanit. Ajo tanimë u përkushtua edhe më tepër në shërbim të tyre.
Tregojnë në lagjen Kala edhe një rast: Një grua e ve kishte shumë fëmijë dhe nuk kishte me çfarë t’i ushqente, ndaj u detyrua të nxjerrë shtëpinë në shitje. Në bisedë e si- për një fqinjë e saj ia rrëfen motër Haxhies ngjarjen dhe ajo të nesër- men doli në qytet. Askujt nuk i tha se ç’donte të bënte, veç me zellin dhe dashurinë e shpirtit e të zemrës shkoi te tregtarët dhe u kërkoi ndihma në të holla. Ata e njihnin dhe respektonin shumë zellin dhe përkushtimin e saj, ndaj i dhanë sa u kërkoi. Me këto të holla ajo shkoi në shtëpinë e së vesë dhe i tha të mos e nxjerrë në shitje shtëpinë, por me këto para të rriste fëmijët e të lavdëronte Perëndinë. Më vonë
nga kjo bamirësi gruaja nënshkroi testamentin që pas vdekjes së saj dhe martesës së fëmijëve shtëpia t’i mbetej kishës dhe kështu ndodhi.
Gjatë jetës në manastir motër Haxhia mbeti një shërbëtore e de- një. Ajo u shërbente besimtarëve me shpirtin e pastër, gojën e ëmbël, zëmrën e dashur dhe dorën bujare. Netëve në çardakët e manastirit Haxhia u tregonte vizitorëve me mall e dashuri të veçantë për vendet e shenjta në Jerusalem. Shpesh nga këto rrëfime sytë i visheshin me lot. Përjetonte jetën dhe pësimet e Zotit Jisu Krisht sikur të ndodhnin në ato çaste. Haxhia flinte fare pak ose edhe nuk flinte fare. Natën e kalonte në lutje, ditën nuk e ndiente si i ikte nga punët e ditës që nuk kishin të mba- ruar. Herë-herë gdhihej duke u lutur tek arka me lipsanet e shenjtit. Shpesh motër Haxhia tregonte edhe për mrekullitë e shenjtit.
Një e afërme e Haxhies kujton këtë ngjarje të treguar prej gojës së saj:
Vjen me besim e shpresë një burrë i paralizuar nga Korça. Më kërkoi që të flerë vetëm me shenj- tin në kishë dhe unë e lashë brenda dhe mbylla derën nga jashtë. Kur shkova në mëngjes burri i sëmurë më thotë: “Motër Haxhie! Sot e kemi kishën me dhespot, sepse ai er- dhi mbrëmë me rroba të ndritshme e mua më tha “mos u mërzit se do të shërohesh”. “Unë – rrëfente Ha- xhia, – u habita dhe shkova të pyes igumenin se çdo të thoshte i sëmuri me këto fjalë. Ati më tha që ne e kemi dhespotin tonë, kemi Shën Joanin. Kur erdhi i sëmuri i parali- zuar pas një viti nuk kishte më paterica. Shën Joan Vladimiri kishte vënë duart e tij mbi këmbët e së- mura dhe i kishte shëruar.”
“Para se të digjej manastiri, tre- gonte Haxhia, më 1944, ndiheshin rënkime në të ngrysur të ditës. Shkonim shikonim gjer poshtë në bodrum, por askund nuk gjendej gjë e gjallë për të rënkuar…”
Haxhia i shërbeu Kishës, shenj- torit e besimtarëve me përkushtim
të admirueshëm, saqë rrallëkush mund ta ndiqte pas. Ajo kishte da- shuri veçanërisht për të sëmurët e fëmijët. Kur ata rrinin në fjetoret e manastirit ajo vetë i ushqente, i lan- te dhe i ndërronte. Ajo u shkri si një qiri i bukur gjer në mbyllje të kishës prej sistemit komunist. Kur u mbyll manastiri atë e dërguan në zëve- ndësmitropoli, me sy të përlotur e ze- mër të thyer. Por dashurinë dhe lu- tjet ndaj Perëndisë e Shën Joan Vla- dimirit nuk i ndali për asnjë çast.
Fundi i jetës tokësore i erdhi në spital. Familja e së motrës dhe ve- çanërisht e mbesa, dhe besimtaret e shumta të qytetit të Elbasanit dhe të fshatit Shën Jon e atyre përreth nuk e braktisën për asnjë orë. Ajo lutej e lutej që Zoti Jisu Krisht të mëshironte ata që mbyllën kishat e dhunuan altarët e Perëndisë pa asnjë arsye. Motra Haxhie fjeti pa u mbyllur ende sipari i atij viti të mbrapshtë e të zi për të gjithë be- simtarët e devotshëm. Por edhe pse kanë kaluar vite e dekada ajo va- zhdon të kujtohet ende me nder e respekt në Manastirin e Shën Joan Vladimirit dhe gjithë Elbasanin, si shembull i vetëmohimit dhe përku- shtimit të plotë te bukuria dhe ëmbël- sia e emrit të Perëndisë. E kështu do të vazhdojë të kujtohet e ndero- het ajo dhe gjithë ata që duan, bekoj- në dhe shenjtërojnë shtëpinë e Tij.
Atë Stavri Çipi