E KREMTJA E TRE HIERARKËVE
“Ju jeni drita e botës” (Math. 5:14)
Modele të përjetshme, kandila gjithëndriçues, diej rrezatues, yje të papërënduar, që ndriçojnë qiellin shpirtëror të Kishës dhe tërë botës, janë tre yjet e mëdhenj të Hyjnisë së Tridiellshëme, “Vasili i Madh dhe Grigor Theologu bashkë me Joanin e lavdëruar me gojën fjalëartë”. Megjithëse secili prej tyre ka të kremten e vet -Vasili i Madh më 1 Janar, Grigor Theologu më 25 Janar dhe Joan Gojarti më 13 Nëntor – i kremtojmë së bashku, më 30 Janar, sepse kanë shumë karakteristika të përbashkëta.
Njeriu përherë kërkonte dhe kër- kon të ketë modele në jetën e tij. Në epokën e Homerit, kishte model guximin, trimërinë. Në epokën e Pla- tonit, urtësinë. Në epokën e Bizantit, shenjtërinë. Sot, ka modele atletë, dëfrime shqisore dhe kryengritje. Eshtë një moment krize idesh, vlerash, institucionesh dhe themelesh. Ndaj Tre Hierarkët na thërrasin: Nëse dë- shirojmë të dalim nga kriza, të bëj- më vepra të mëdha dhe të bëhemi drita e botës, duhet të bëhemi të krishterë të vërtetë. Të vijmë pranë Perëndisë dhe pranë njeriut.
E kremtja e Tre Hierarkëve nuk është vetëm një e kremte e arsimit, dijes dhe shkencës, por e të gjithë të krishterëve, të cilët përulen dhe preken për nismë- tarët e shërimit të plagëve sho- qërore. Këtë shembull të tyre, që, fjalët dhe nxitjet i kthyen në vepra, le ta ndjekim edhe ne. Jo vetëm me fjalë të shëndosha, por me vepra bamirësie, dashu- rie, vëllazërie, për gëzimin e të gjithëve dhe për lavdinë e emrit të shenjtë të Zotit tonë Jisu Krisht!