Për Kreshmën e Pashkëve duhet të dimë:
Si rregull, gjatë saj nuk hahet mish, peshk, bulmet, vezë.
Peshk hahet vetëm më 25 Mars, të kremten e Ungjillëzimit dhe në të Dielën e Dafinave.
Lejohet ngrënia e frutave të detit.
Kur është e mundur, kreshma mbahet pa ngrënë vaj ditët e
javës (ose të paktën të premteve dhe të mërkurave), ndërsa të shtunave dhe të dielave përdoret gjithmonë vaji (me përjashtim të së Shtunës së Madhe).
Verë pihet vetëm të shtunave dhe të dielave.
Kushdo që ka probleme shëndetësore apo të tjera, që nuk e lejojnë ta mbajë kreshmën, duhet të bisedojë me atin shpirtëror.