EmailFacebookKontakt

Deklaratë e Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë

Me hidhërim dhe dhimbje në shpirt, ndo- qëm ngjarjet dramatike të ndodhura gjatë di- tëve të fundit në qendër të Tiranës. Shprehim ngushëllimet nga zemra për familjet e atyre personave që humbën jetët e tyre apo u pla- gosën rëndë. Në këto ditë kritike, jemi të de- tyruar të ritheksojmë në të gjitha drejtimet se dhuna pjell urrejtjen dhe urrejtja e errëson

zemrën duke na çuar drejt një qarku të mbyllur trazirash dhe rrugësh pa krye. Që të mbizotërojë paqja dhe progresi konstant, duhet të braktiset çdo metodë keqinformimi dhe çdo formë dhune.

Lutemi me tërë shpirtin, që të ekzistojë, nga të gjitha palët, më tepër vetëpërmbajtje, më tepër predispozitë dialogu dhe pajtimi. Jo më gjak! Jo më konflikt! Perëndia i dashurisë, i

drejtësisë dhe i faljes le të ndriçojë të gjithë personat me përgjegjësi për të kërkuar paqen dhe bashkëpunimin. Vetëm me vetëpërmbaj- tje, me të vërtetën dhe me frymë mirëkuptimi mund të sigurohet pajtimi esencial dhe të udhëhiqet vendi drejt një të ardhmeje që mbart shpresë.

Tiranë, 23 janar 2011