EmailFacebookKontakt

Letër ngushëllimi e Kryepiskopit Anastas drejtuar Patriarkut Kopt Shenuda III

Letër ngushëllimi e Kryepiskopit Anastas
drejtuar Patriarkut Kopt Shenuda III
Shenjtëri,
Dua t’ju shpreh keqardhjen tonë më të thellë,
si dhe mbështetjen me gjithë zemrën tonë, pas mizo-
rive të tmerrshme që ndodhën në Kishën tuaj në
Aleksandri.
Pamjet e besimtarëve viktima të pafajshme të
terroristëve gjakftohtë tronditën thellë shpirtrat e
njerëzve në të gjithë botën. Marrim pjesë plotësisht
në dhimbjen tuaj atërore, dhe në dhimbjen e madhe
të popullit të dashur të Kishës Orthodhokse Kopte.
Me gjithë zemrën tonë lutemi që Perëndia t’i
dhurojë Shenjtërisë Suaj dritën dhe fuqinë e Shpirtit
të Shenjtë, Ngushëlluesit, që të fuqizoheni në këtë
moment kritik, që të ngushëlloni dhe të lehtësoni
popullin tuaj shpresëtar, dhe të bekojë përpjekjet
tuaja për një shoqëri të sigurt e paqësore.
Me dashuri të sinqertë më Krishtin,
t Anastasi
Kryepiskop i Tiranës, Durrësit dhe i gjithë
Shqipërisë
Tiranë, 2 janar 2011