EmailFacebookKontakt

Mesazhi i Patriarkut Ekumenik u përqendrua te kriza ekonomike

Mesazhi i Patriarkut Ekumenik
u përqendrua te kriza ekonomike

Në mesazhin e tij të Krishtlindjes, Patri- arku Ekumenik Vartholomeu I, shprehu do- mosdoshmërinë për ta realizuar në vepra fjalën e Ungjillit, veçanërisht gjatë ditëve të Krishtlindjes dhe të mbështesim vëllezë- rit tanë në nevojë që përballen me pasojat e krizës ekonomike. Midis të tjerave ai tha: “Janë të panumërt të papunët, të varfëru- arit e rinj, të pastrehët, të rinjtë që u janë ndërprerë ëndrrat. Por Bethlehem do të thotë “Bukë e përditshme”, pra nënkup- ton Krishtin, që gjendet i lidhur me shpër-

gënj në grazhdin e thjeshtë të Bethlehemit, por edhe bukën e përditshme të mbijetesës dhe të gjitha ato që ka nevojë trupi (Jak. 2:16). Është çasti i zbatimit praktik të Ungjillit, me një ndjenjë të lartë përgjegjësie. Është ora gjatë së cilës dëgjohet më me intensitet fjala apostolike që është mjaft kërkuese: “Trego- më besimin tënd nga veprat e tua” (Jak.2:18). Pra është koha, rasti që t’i përgjigjemi siç duhet lartësisë së thirrjes të drejtuar nga Pe- rëndia për të fituar virtytin kryesor të dashu- risë”.